Turqia, Franca dhe Spanja dënojnë planin e ri të Izraelit për ndërtimin e kolonive sioniste

Qeveritë e Turqisë, Francës dhe Spanjës me anë të deklaratave të ndara, dënuan vendimin e regjimit sionist për vazhdimin e ndërtimit të kolonive sioniste në Kodsin e shenjtë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ministria e Jashtme e Turqisë me anë të një deklarate, theksoi: “Ankaraja dënon ashpër vendimin e fundit të Tel Avivit për ndërtimin e 1500 njësive banimi për izraelitët në kolonitë e paligjshme që ndodhen në pjesën lindore të Kodsit të shenjtë. Në këtë deklaratë thuhet: “Marrja e vendimeve të tilla të paligjshme është shkelje e ligjeve ndërkombëtare”. Ndërkohë Ministria e Punëve të Jashtme të Spanjës me anë të një deklarate, ka theksuar se kolonitë sioniste në pjesën lindore të Kodsit të shenjtë dhe në pjesët e tjera të territoreve të pushtuara të Palestinës, janë të paligjshme. Në këtë deklaratë thuhet se kolonitë izraelite në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në Kodsin e pushtuar, janë pengesë në rrugën e realizimit të paqes dhe formimit të dy shteteve. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe qeveria e Francës e cila duke dënuar planin e ri të regjimit sionist për ndërtimin e mbi 1500 njësive banimi për kolonët sionistë në pjesën lindor të Kodist, kërkoi nga autoritetet e regjimit sionist që ta rishikojnë këtë plan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne