Turqia gati të përballet me çdo lloj armiqësie në Libi

Gjatë vlerësimit të përfundimeve të samitit të liderëve të G20-s, që u mbajt në Osakë të Japonisë, ministri Akar iu përgjigj edhe një pyetjeve të korrespondentit të agjencisë AA (Anadolu Agency).

Gazetari i AA-së i kërkoi ministrit Akar të vlerësonte deklaratën e Ahmed Buzeyd al-Mismari, zëdhënësi i forcave të Kalifit Haftar, i cili kishte kërcënuar duke thënë se të gjitha objektivat turke do të konsideroheshin këtej e tutje si objektiva të armikut.

“Ne si Turqi i kushtojmë rëndësi integritetit territorial të Libisë, sovranitetit, paqes dhe lumturisë së popullit dhe frymës së konsensusit kombëtar në Libi”,- u përgjigj Akar dhe theksoi: “Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e OKB-së për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes libianëve dhe do të vazhdojmë të punojmë për paqe dhe stabilitet në këtë vend në përputhje me të drejtën dhe marrëveshjet ndërkombëtare”.

“E ndërkohë që ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dua të them se do të jetë shumë i rëndë çmimi i qëndrimeve apo sulmeve armiqësore; ata do të marrin përgjigjen më efikase dhe më të fuqishme. Dua t’ju bëj me dije se ne nga ana jonë i kemi marrë masat ndaj çdo lloj kërcënimi dhe veprimi armiqësor”, tha Hulusi Akar për AA-në në qytetin Osaka të Japonisë, ku ai ishte pjesë e delegacionit të presidentit turk në Samitin e Liderëve të G20.

Më parë të premten, zëdhënësi i forcave të Kalifit Haftar, Ahmed al-Mismari njoftoi ndalimin e fluturimeve tregtare nga Libia në Turqi dhe urdhëroi forcat e tij të merrni në shënjestër anijet dhe interesat turke në vend.

Qeveria e Konsensusit Kombëtar në Tripoli, e njohur nga Kombet e Bashkuara, rimori të mërkurën nga forcat e Haftarit qytetin strategjik Giryan në jug të Tripolit, në një humbje të madhe për komandantin renegat. Turqia mbështet qeverinë e njohur nga OKB në Tripoli.

Forcat e Haftarit deri tani kanë qenë të pasuksesshme në përpjekjet për të marrë Tripolin nga Qeveria e Marrëveshjes Kombëtare në një ofensivë që kanë filluar në prill të këtij viti.

Megjithatë, forcat e tij mbeten të pozicionuara në disa lagje rreth kryeqytetit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne