Bota

Turqia gjobit “Facebook”-un për shkelje të të dhënave

Turqia sot ka gjobitur gjigantin e medias sociale Facebook me 1.6 milionë lira turke (mbi 281 mijë dollarë) për shkelje të të dhënave duke ekspozuar infaormacione personale të qindra mijëra përdoruesve në Turqi

Facebook ekspozoi emra, gjinitë, ditëlindjet, statusin e marrëdhënieve, nivelin e arsimimit, religjionin, qytetin dhe vendndodhjen e afër 281 mijë përdoruesve, bëri të ditur Zyra e Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Facebook u gjobit me 1.5 milionë lira turke (201.865 dollarë) për shkelje dhe 450 mijë lira turke (rreth 79 mijë dollarë) për dështim në njoftimin për shkelje.

Në maj, Zyra për Mbrojtje të të Dhënave Personale gjobiti me 1.65 milionë lira turke (289.566 dollarë) për një shkelje tjetër të të dhënave.

Në qershor SHBA gjobiti me 5 miliardë dollarë Facebook-un për shkelje të privatësisë, që ishte gjoba më e madhe e shqiptuar nga Komisioni Federal i Tregtisë ndaj një kompanie të teknologjisë./AA

OPINIONE

INTERVISTA