Turqia hedh poshtë vendimin e Greqisë për myftitë

Turqia të premten ka hedhur poshtë një vendim nga Greqia se myftitë tani do të emërohen nga shteti në vend që të zgjidhen nga pakica turke që jeton në Trakinë Perëndimore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) bëri të ditur se Greqia me anë të vendimit për myftitë ka bërë shkeljen e Traktatit të Paqes së Lozanës.

Në përgjigje me shkrim të dhënë pyetjes në lidhje me çështjen zëdhënësi Aksoj tha se vendimi në fjalë erdhi në rend të ditës në gusht të vitit 2018 dhe tërhoqi reagimet e “drejta dhe të forta” të pakicës turke, ndërsa shtoi se të drejtat e pakicës turke në Greqi të garantuar me Traktatin e Paqes së Lozanës në bazë të reciprocitetit janë injoruar.

“Me anë të këtij vendimi u shfuqizua autonomia e myftinisë dhe ky institucion u shndërrua në një zyrë të zakonshme shtetërore”, tërhoqi vëmendjen Aksoj dhe tha se “Greqia shkel Traktatin e Paqes së Lozanës duke mos pranuar myftitë e zgjedhur nga pakica turke”.

Duke vënë në dukje se vendimi në fjalë është i papranueshëm për pakicën turke në Greqi, zëdhënësi Aksoj tha: “Greqia duhet të njohë myftitë e zgjedhur nga pakica dhe të ndryshojë politikën e saj të imponimit të personave të emëruar ilegalisht. Nga Greqia gjithashtu presim që t’i përmbahet vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me ndalimin e organizatave të shoqërive civile të cilat në emërtimin e tyre kanë fjalën ‘turk’, që të sigurojë që pakicat të kenë të drejtë fjale në administrimin e fondacioneve dhe të pasurive të fondacioneve, që në kontekstin e nenit 19-të të shfuqizuar të Ligjit të Nënshtetësisë t’ju japë sërish nënshtetësinë qytetarëve të cilët i nxori nga nënshtetësia dhe në anën tjetër të plotësojë kërkesat për hapjen e arsimit parashkollor dhe të niveleve tjera për pakicat”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne