Turqia i bën thirrje Francës të ballafaqohet me të kaluarën e saj

Turqia deklaroi se Franca duhet të ballafaqohet me krimet kundër njerëzimit që ka bërë në kontinentin e Afrikës.

Kreu i Departamentit të Komunikimit të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun reagoi ashpër ndaj Francës, që shpalli 24 prillin ditën e përkujtimit të ngjarjeve të vitit 1915.

Ai rikujtoi se Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në transmetimin e përbashkët të kanaleve televizive turke, iu përgjigj Presidentit të Francës, Emmanuel Macron me shembuj të gjenocideve dhe pushtimeve nga historia e këtij vendi.

Frahrettin Altun postoi në median sociale anglisht dhe frëngjisht ato dokumente që tregojnë kolonizimin dhe masakrat franceze.

“Në historinë tonë nuk ka gjenocid. Macron, që flet për ballafaqim me historinë, duhet të ballafaqohet me krimet ndaj njerëzimit në Benin, Burkina Faso, Gabon, Senegal, Tunizi dhe Çad” shkroi Altun në median sociale./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne