Turqia i kërkon SHBA-së që të respektojë vendimin për rivotim në Stamboll

Çdokush duhet të respektojë vendimin e marrë nga Këshilli i Lartë i Zgjedhor. Duhet të kihet parasysh se zhvillime të ngjashme ka pasur gjithashtu në SHBA e vende të tjera dhe se këto janë zgjidhur brenda kuadrit të rregullave të demokracisë”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, duke reaguar ndaj një deklarate të zëdhënëses së Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus dhe anëtarët e Kongresit të SHBA-së.

Me anë të një komunikate me shkrim rreth çështjes në fjalë, Aksoy nënvizoi se zgjedhjet e lira dhe demokratike janë një pjesë e pazëvendësueshme e traditës shtetërore të Turqisë.

“Shkalla e lartë e pjesëmarrjes që arrihet në çdo zgjedhje, tregon më së miri angazhimin e popullit tonë ndaj demokracisë dhe besimin e tij në sistemin zgjedhor”, shtoi zëdhënësi i MPJ turke.

Ai tërhoqi vëmendjen se përsëritja e zgjedhjeve në Stamboll u vendos pas konstatimit të elementeve të paligjshme në zgjedhjet e mbajtura më 31 mars 2019 dhe se ky vendim është i pavarur nga rezultatet e zgjedhjeve.

Të hënën, Këshilli i Lartë i Zgjedhor i Turqisë pranoi kundërshtimin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në pushtet për rezultatet e zgjedhjeve vendore në qytetin më të madh të vendit dhe njoftoi përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë Metropolitane të Stambollit më datë 23 qershor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne