Turqia i përgjigjet kritikave të ShBA-së në lidhje me zgjedhjet e parakohshme

Turqia i përgjigjet kritikave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me zgjedhjet e parakohshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy u përgjigj në deklaratën e djeshme të homologes së tij amerikane, Heather Nauert, ku ajo tha se “jemi të shqetësuar në lidhje me vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Turqi”.

Zëdhënësi Aksoy në deklaratën e tij tha se “Pretendimet që gjendja e jashtëzakonshme do të ndikojë në standardet demokratike të zgjedhjeve është një qasje qëllimkeqe”.

Duke vënë në dukje se prononcimi në lidhje me zgjedhjet, të cilat nuk janë mbajtur ende, është i papranueshëm, Aksoy tha se kjo nënkupton ndërhyrje në vullnetin e popullit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne