Turqia informon BE-në për të drejtat e saj në Mesdheun Lindor

Turqia i informoi vendet e Bashkimit Evropian (BE) në lidhje me politikat e saj në Mesdheun Lindor.

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës u takuan me përfaqësuesit e përhershëm të vendeve anëtare të BE-së dhe zyrtarët përgjegjës për zgjerim dhe Turqinë, me të cilët organizuan një mbledhje informative për çështjen e Mesdheut Lindor.

Ambasadori Çagatay Erciyes, Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Dypalëshe Politike, Detare, Ajrore dhe Doganore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, bëri të ditur se aktivitetet e Turqisë për kërkime të burimeve të hidrokarbonit në rajonin e Mesdheut Lindor bazohen në të drejtat legjitime që burojnë nga e drejta ndërkombëtare.

Erciyes tërhoqi vëmendjen se deklaratat e BE-së në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor përmbajnë vetëm pretendimet e njërës palë, ndërsa tha: “BE-ja mund t’i bëjë thirrje Turqisë për t’i respektuar të drejtat sovrane të një anëtari të saj, por nuk mund të detyrojë Turqinë t’i pranojë pretendimet e vendit anëtarë të BE-së për juridiksionin detar. Kjo nuk është në pajtim me të drejtën ndërkombëtare”.

Ambasadori Erciyes gjithashtu tha se BE-ja nuk mori përsipër ndonjë rol të arbitrazhit në probleme e ngjashme me ligjin detar që u jetuan mes dy vendeve anëtare, ndërsa tërhoqi vëmendjen se kjo është një qasje e re dhe nënvizoi se kjo nuk përputhet me të drejtën ndërkombëtare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne