Turqia me Iranin do të zhvillojnë bashkëpunimin ushtarak

I ndodhur në Iran për kontakte zyrtare, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Gjeneralarmate Hulusi Akar tha se Turqia dhe Irani do të zhvillojnë bashkëpunimin në fushën ushtarake kundër kërcënimeve dhe rreziqeve ekzistuese.

Gjenerali Hulusi Akar realizoi të hënën në kryeqytetin e Iranit, Teheran, një takim kokë më kokë dhe mes delegacioneve me homologun e tij iranian Muhammed Bagheri.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi organizuar pas takimeve në shtabin e Shtabit të Përgjithshëm të Iranit Akar tha se Turqia dhe Irani për shekuj me radhë janë qenë dy vende me vlera miqësore dhe të përbashkëta.

Në fjalën e tij gjenerali Akar vuri theksin në luftën kundër terrorizmit dhe sigurinë kufitare.

“Përveç marrëdhënieve politike dhe ekonomike ne vazhdojnë të zhvillojmë edhe marrëdhëniet tona ushtarake. Kemi rënë dakord, sidomos për ditët e ardhshme, mbi çështjet që kanë të bëjnë me antiterrorizmin dhe sigurinë kufitare, e cila ka lidhje me përpjekjen antiterroriste”, tha Akar.

Kurse Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, Bagheri tha nga ana e tij se në takim kishin biseduar për çështjet që përbëjnë kërcënim për dy vendet dhe se të dy vendet kanë zhvilluar një qëndrim të përbashkët ndaj referendumit popullor të paligjshëm që ka mbajtur për pavarësi administrata rajonale kurde e Irakut (KRG) më 25 shtator.

“Kemi pikëpamje të përbashkëta mbi integritetin territorial të Irakut dhe mospranimin e referendumit popullor. Kemi shkëmbyer mendimet për luftën e ushtrive irakiane dhe siriane me DAESH-in dhe për vendosjen e paqes dhe sigurisë sa më shpejt që të jetë e mundur në të dyja këto vende” tha Bagheri.

“Biseduam për rritjen e bashkëpunimit ndërmjet forcave të armatosura të të dy vendeve dhe vendeve islame. Shkëmbyem mendime për ndihmat në Mianmar dhe për mos-përsëritjen e problemeve të ngjashme në vendet islame dhe vendet e tjera të botës”, tha shefi i shtatmadhorisë iraniane.

Duke nënvizuar se marrëdhëniet ushtarake midis dy vendeve do të përmirësohen, gjenerali Bagheri tha:

“Biseduam edhe për trajnimet e stërvitjet ushtarake dhe shkëmbimin e përvojës. Këto çështje dhe shumë të tjera do të diskutohen gjatë vizitës që Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të realizojë të mërkurën në Iran”, sqaroi Bagheri.

Pritet që në kuadër të vizitës në Iran, gjenerali Akar të takohet edhe me Presidentin e Iranit Hassan Rouhani, sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Lartë për Sigurinë Kombëtare të Iranit Ali Shamkhani si dhe me ministrin e Mbrojtjes Amir Hatami./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne