Bota

Turqia ja kalon Gjermanisë në financimin e sistemit arsimor

Ministri turk i arsimit Ismet Jilmaz tha se Turqia po harxhon më shumë fonde për sistemin arsimor sesa Gjermania

Duke folur në redaksinë e Agjencisë Anadolu, Yilmaz tha se kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) erdhi në pushtet në vitin 2002, Turqia renditej me vendet e fundit të BE-së në financimin e arsimimit.

“Kur filluam të qeverisnim vendin në vitin 2002, kishte 28 studentë për mësues, tani kjo shifër ka zbritur në 17. Me këtë ne jemi në nivel më të mirë se Italia dhe Franca”, tha Yilmaz.

“Deri tani kemi punësuar rreth 585,000 mësues por kemi nevojë edhe për 100,000 më shumë. Deri në shtator 2018, do të kemi emëruar edhe 25,000 më shumë mësues,” shtoi Yilmaz.

“Me Lëvizjen për të rritur shanset dhe për të përmirësuar teknologjinë, i njohur edhe si projekti Fatih, qeveria jonë instaloi 430,000 tabela elektronike smart nëpër klasa”, tha ai.

“Qëllimi jonë është të kemi një sistem arsimor që do të prodhojë individë të lumtur, të shëndetshëm dhe paqësorë, kështu që ata do të mësojnë të duan kafshët dhe mjedisin”, shtoi Yilmaz./yenisafak/Gazeta Impakt