“Turqia ka marrë të gjitha masat për mbrojtjen e të drejtave dhe interesave në Mesdheun Lindor”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare i Turqisë, Hulusi Akar, theksoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të drejtat dhe interesat në Mesdheun Lindor.

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, Akar zhvilloi një takim me telekonferencë me Selinë e Shtabit të Përgjithshëm, Komandat e Forcave dhe komandantët e njësive në rajon.

I informuar nga komandantët e njësisë në lidhje me aktivitetet në vijim, Akar tha se anijes së kërkimeve sizmike Oruç Reis i janë siguruar shoqërues dhe mbrojtje nga Komanda e Forcave Detare.

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Turqisë që rrjedhin nga e drejta ndërkombëtare në lidhje me zonat e juridiksionit detar.

Shefi i mbrojtjes turke tha se vendi i tij është i vendosur dhe e aftë të mbrojë të drejtat dhe interesat e tij në ujërat e saj, duke shtuar se çdo projekt në Mesdheun Lindor që përjashton Turqinë dhe Qipron Turke nuk ka gjasë të mbijetojë dhe se në rajon nuk do të lejohet asnjë fakt i kryer (fait accompli)./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne