“Turqia katërfishon ndihmat për UNRWA-në”

Zëdhënësja e Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Liban, Huda Saeebi tha se Turqia ka katërfishuar kontributet e saj për agjencinë pas reduktimit financiar nga Washingtoni.

Saeebi shpjegoi përpjekjet e UNRWA-s për t’u përballur me krizën aktuale financiare të shkaktuar nga vendimi i SHBA-së.

“Ka institucione që ofrojnë fonde nga zekati (bamirësia) dhe vende që kanë rritur ndihmën e tyre për agjencinë, si Turqia, e cila ka rritur kontributin e saj katërfish”, tha ajo.

Zëdhënësja nuk dha shifra konkrete lidhur me pjesëmarrjen e madhe të kontributit turk apo normës disa herë më të lartë, por gjithashtu i referohet edhe një “fushate popullore” të organizuar në Turqi për të ndihmuar UNRWA-në.

Duke shprehur vlerësimin e agjencisë së saj për “përpjekjet e vendeve donatore”, Saeebi theksoi se “UNRWA ka përjetuar një krizë financiare të pashembullt në historinë e saj, pasi ne kurrë nuk kemi hasur në rrethana të tilla financiare”.

“Aktualisht me fondet që kemi në dispozicion janë të mjaftueshme për shërbimet e UNRWA-së deri në fund të shtatorit dhe aktualisht kemi një deficit prej 217 milionë dollarë”, paralajmëroi Saeebi.

“Nëse nuk mund ta përmbushim këtë deficit deri në fund të këtij viti, të gjitha shërbimet e UNRWA-së do të jenë në rrezik, si ato arsimore, mjekësore apo sociale”, tha ajo.

Më 31 gusht, Washingtoni ndaloi të gjitha fondet e veta për UNRWA-në, ku SHBA deri më tani ishte kontribuesi më i madh.

I themeluar në vitin 1949, UNRWA ofron ndihmë emergjente për refugjatët palestinezë në zonën e bllokuar të Gazës, Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, në Jordani, Liban dhe Siri.

Më vonë gjatë këtij muaj, vendet e donatorëve planifikojnë të takohen në New York për të diskutuar të ardhmen e agjencisë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne