Bota

Turqia kërkon nga BE të mos jetë selektive në qasjen ndaj terrorizmit

Zv/ministri i Punëve të Jashtme dhe drejtori për çështjet e BE-së i Turqisë, ambasadori Faruk Kaymakci, tha se Bashkimi Evropian nuk duhet të jetë selektiv në qasjen ndaj grupeve terroriste.

Duke folur gjatë një ngjarjeje të mbajtur në Bruksel të titulluar “Si të tejkalojmë dilemën e besueshmërisë në marrëdhëniet Turqi-BE”, zv/ministri Kaymakci tha se “BE-ja dhe Turqia duhet të luftojnë bashkë kundër terrorizmit”.

“Ne nuk duhet të jemi selektiv në qasjen tonë. Terrorizmi nuk është i limituar vetëm me DEASH-in. Në Turqi, terrorizmi gjithashtu ka edhe dimensione të PKK-së dhe FETO-s”, theksoi Kaymakci.

Ai shtoi se Turqia dhe BE-ja duhet të ndihmojnë njëra tjetrën dhe të rivendosin besimin.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega e sajë në Siri.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Gulen, orkestruan tentativën e mposhtur për grusht shteti në korrik të vitit 2016 në Turqi, ku 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën./AA

OPINIONE