Turqia kritikon ashpër Greqinë për dënimin e dy myftinjëve

Zëvendës / Kryeministri turk Bekir Bozdağ kritikoi ashpër Greqinë mbi dënimin e fundit ndaj dy klerikëve muslimanë.

Ahmet Mete, myftiu i zgjedhur i qytetit Ksanth (İskeçe) në Greqinë veriore dhe Erkan Azizoğlu, imam në fshatin Gafkit (Gökçepınar), u dënuan me nga shtatë muaj burg nga një gjykatë në Selanik në 13 nëntor për shqetësimin e krijuar gjatë një ceremonie fetare dhe për uzurpim të autoritetit.

Mete dhe Azizoğlu u dënuan për një incident të ndodhur vitin e kaluar gjatë një ceremonie varrimi të një ushtari, i cili ishte anëtar i pakicës muslimane turke dhe kishte humbur jetën në një aksident noti, ndërsa ishte në detyrë. Mete kishte marrë përsipër faljen e xhanazes në vend të myftiut të emëruar nga shteti për Ksanthin.

Duke folur në një ngjarje në Stamboll, Bozdağ kritikoi ashpër Greqinë për mos lejimin që një musliman të varroset në përputhje me besimin e tij fetar nga një myfti i zgjedhur nga bashkësia vendase në vend të atij të emëruar nga shteti.

Ai tha se kjo gjë ishte kundër Traktatit të Lozanës. “Ku është liria e besimit dhe e ndërgjegjes?” Pyeti ai.

Bozdağ tha se familja e ushtarit kishte dashur që lutjen e xhenazes ta drejtonte Mete.

“Ata [autoritetet greke] shkelën Traktatin e Lozanës dhe e injoruan myftiun e zgjedhur duke caktuan një të tyren. Feja e predikuar nga myftiu i emëruar është feja e treguar nga qeveria greke, jo feja e Kur’anit dhe e Profetit Muhamed, “tha ai.

Të dy dënimet me burg të klerikëve janë pezulluar por ata mund të burgosen nëse do kryejnë të njejtin veprim në një periudhë prej tre vjetësh.

Mete tha se denimi ishte një “medalje nderi” për ta.

“Ne do ta vazhdojmë luftën tonë pavarësisht nga rezultatet. Do të shkojmë edhe në gjykatat më të larta nëse do jetë e nevojshme, “tha ai.

Një ligjvënës grek me prejardhje turke nga partia e Bashkimit Demokratik, İlhan Ahmet e quajti denimin ndaj Metes “të paligjshëm”.

“Unë nuk e kuptoj se për çfarë krimi është dënuar Mete. Shteti grek duhet të respektojë preferencat e minoritetit në lidhje me çështjen e myftiut, “tha Ahmet.

İbrahim Şerif, i cili është myftiu i zgjedhur i qytetit të Komotinit (Gümülçine) dhe kreu i Bordit Konsultativ i minoritetit turk në Trakën Perëndimore, kritikoi qëndrimin e vazhdueshëm negativ të autoriteteve greke në lidhje me këtë situatë.

“Vendasit e thonë hapur se nuk e duan myftiun e caktuar. Ne presim që Greqia të njohë drejtuesit fetarë të zgjedhur nga minoriteti musliman turk, “tha ai.

Ashtu si Mete, gjithashtu edhe Sherif është denuar më parë për uzurpim të autoritetit. Ai më vonë e apeloi vendimin tek Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila vendosi në favor të tij dhe e shpalli Greqinë fajtore./ Gazeta Impakt

burimi:hurriyet

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne