Turqia kritikon ministren e Jashtme suedeze për takimin me grupin terrorist

Ministria e Jashtme e Turqisë hodhi poshtë vërejtjet e fundit të ministres së Jashtme të Suedisë, Ann Linde kundër operacionit ushtarak turk në verilindje të Sirisë, ndërsa u takua përmes video-linkut me anëtarët e organizatës terroriste PYD/YPG/PKK.

“Në thelb ky takim nuk ishte i pari në të cilin Ann Linde ra në kontakt me anëtarët e organizatës terroriste. Ajo më parë zhvilloi bisedime me anëtarët e organizatës terroriste dhe mori pjesë në aktivitete të organizuara nga njerëz të lidhur me organizatën terroriste”, tha ministria të enjten vonë në një deklaratë.

“Është turp që të ashtuquajturit mbrojtës të të drejtave të njeriut, të cilët po bëhen një instrument i fushatës së njollosjes së organizatës terroriste, injorojnë masakrat, krimet dhe shtypjen të kryera nga këta terroristë në Siri”, thuhet në dekalratë.

Ministria e Jashtme gjithashtu kritikoi vërejtjet e ministres Linde në mediat sociale pas takimit me anëtarët e PYD/YPG/PKK-së.

“Ky qëndrim ngre pikëpyetje serioze në lidhje me qasjen e Suedisë në luftën kundër terrorizmit si një çështje prioritare”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se prania e krahut të armatosur gjatë takimit rrit edhe më tej seriozitetin e situatës.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne