Bota

Turqia kundërshton kritikën e Greqisë për namazin në Aja Sofia

Turqia ka kritikuar një kumtesë të lëshuar nga Ministria e Jashtme e Greqisë me një qasje kritike ndaj recitimit të Kuranit dhe namazit në xhaminë Aja Sofia të Stambollit më herët këtë javë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në vend të urimeve për popullin turk për muajin e shenjtë të Ramazanit dhe Natës së Kadrit, Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, zgjodhi të shtrembëroj recitimin e Kuranit dhe ezanin në Aja Sofia”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Nata e Kadrit është një nga datat më të rëndësishme në kalendarin fetar islam. Kjo është nata në të cilën profetit Muhamed filloi ti shpallet Kurani në vitin 610. “Komentet e Greqisë në fushën e lirisë së fesë, që është ndër të drejtat themelore të njeriut, janë të mirënjohura”, thuhet më tej.

Aja Sofia shërbeu si një kishë e krishterë derisa në vitin 1453 atëherë kur u shndërrua në një xhami. Në vitin 1953 me një urdhër të Mustafa Kemal Ataturkut, presidentit të parë të Republikës së Turqisë, ajo u shndërrua në një muze.

Një deklaratën e Greqisë të publikuar të enjten thuhet se “Aja Sofia është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Përpjekja për ta kthyer atë në një xhami përmes leximit të Kuranit, namazit dhe një sërë veprimesh tjera, paraqet fyerje ndaj bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të mobilizohet dhe të reagojë.”

Megjithatë, Ankaraja hodhi poshtë kritikat, duke e akuzuar Athinën për mosrespektimin e të drejtave të pakicës muslimane që jeton atje.Ankaraja zyrtare ka akuzuar Greqinë se imamët e zgjedhur nga komuniteti musliman turk kishin hasur në padi ligjore nga shteti. Në reagim thuhet më tej se autoritetet greke kishin kundërshtuar edhe kërkesat e muslimanëve në qytetin verior të Selanikut për të përdorur një xhami historike për lutjet e Ramazanit.

OPINIONE

INTERVISTA