Turqia kundërshton pretendimin e BE-së për migracionin në Greqi

Ministri i Brendshëm i Turqisë Suleyman Soylu, kundërshtoi pretendimet e fundit rreth rritjes së numrit të migrantëve nga Turqia në Greqi dhe tha “nëse BE shqetësohej për Turqinë aq sa për Greqinë, problemet mund të zgjidhen”,.

Vërejtjet e Soylu erdhën në konferencën e përbashkët të shtypit përpara takimit dypalësh me komisionerin e lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Filippo Grandi.

Soylu përshëndeti përpjekjet globale të OKB-ve për të adresuar krizën e refugjatëve, pasi tregoi për një fluks migracioni në Turqi.

“Besoj se OKB po e ndjek çështjen me më tepër vëmendje sesa BE. Na vjen keq për deklaratën e fundit të BE-së”, tha ai, duke hedhur poshtë pretendimet se migrimi nga Turqia në Greqi është në rritje.

“Nëse BE ishte shqetësuar për Turqinë aq sa për Greqinë, ne do t’i zgjidhnim çështjet dhe problemet më mirë”, theksoi ai.

Soylu tha se gjithsej 30.842 migrantë shkuan në Greqi gjatë periudhës tetë mujore vitin e kaluar, ndërsa shifrat për vitin 2019 qëndrojnë në 29.025, duke treguar një rënie prej 6 për qind.

Grandi falënderoi Turqinë në emër të komunitetit ndërkombëtar për pritjen e 4 milionë refugjatëve.

Më tej tha se një forum global mbi refugjatët do të mbahet në fund të vitit në Gjenevë. Turqia është një nga pesë vendet që thërrasin mbledhjen.

“Kjo është shumë domethënëse sepse Turqia është vendi më i madh pritës i refugjatëve në botë,” tha ai.

Ai theksoi se takimi i Gjenevës ka për qëllim ofrimin e mbështetjes ndërkombëtare për vendet që strehojnë refugjatë “të ndajnë barrën më të barabartë midis vendeve”.

Turqia do të bashkë-kryesojë Forumin e parë Global për Refugjatët më 17-18 dhjetor, i cili do të përqendrohet në aranzhimet për ndarjen e ngarkesës dhe përgjegjësisë, arsimin, vendet e punës dhe jetesën, energjinë dhe infrastrukturën, zgjidhjet dhe aftësinë e mbrojtjes.

Takimi do të mblidhet në nivelin ministror dhe do të përfshijë vendet anëtare të OKB-së dhe aktorët e tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne