Turqia lëshon urdhërarresti për ish-zyrtarin e lartë të CIA-s, Graham E. Fuller

Turqia ka lëshuar të premten urdhërarresti për ish-zyrtarin e lartë të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CIA), Graham E. Fuller, për lidhjet e tij me tentativën puçiste të udhëhequr nga organizata terroriste gyleniste (FETO).

Vendimi i nxjerrë në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Stambollit thekson se Graham Fuller ka lidhje dhe kontakte me ish-ekspertin e CIA-s, Henri Jak Barkey, për të cilin autoritetet turke kanë lëshuar më parë një urdhërarrest, si dhe me disa persona, që kanë pasur rol në tentativën e mposhtur për grusht shteti më 15 korrik 2016.

Në këtë vendim thuhet po ashtu se janë evidentuar prova, të cilat vërtetojnë se Fuller është autor i veprave penale që rëndojnë mbi të.

Graham Fuller akuzohet për “përvetësim të informacioneve shtetërore, që duhet të mbeteshin sekrete, për qëllime spiunazhi politik apo ushtarak”, si dhe për “tentativë për të eliminuar rendin kushtetues”.

Autoritetet hetuese pretendojnë se ish-zyrtari i lartë i CIA-s, Graham Fuller, ndodhej në Turqi gjatë tentativës për grusht shteti të 15 korrikut të vitit të kaluar dhe është larguar nga vendi menjëherë pas saj.


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne