Turqia mallkon djegien e Kuranit në Suedi

Turqia ka mallkuar djegien e librit të Kuranit në kryeqytetin suedez, Stokholm.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Punëve të Jashtme, u tha:

“Ne dënojmë mosrespektimin e Kuranit nga një grup barbarësh racistë që e dogjën librin tonë të shenjtë në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm”.

Në deklaratë u theksua se është një hap pozitiv i hedhur nga Suedia që nuk u dha leje këtyre njerëzve që kishin kërkuar mbajtjen e kësaj proteste. Por megjithatë, ne shohim me keqardhje që veprimet provokuese nuk u ndaluan pavarësisht se dihen shumë mirë se cilët janë anëtarët e partisë raciste daneze dhe qëllimet e tyre, dhe që këta njerëz të sëmurë vazhdojnë të përfitojnë nga kjo”,- thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë.

Fatkeqësisht, në vendet skandinave vitet e fundit vërehet nën maskën e lirisë së shtypit, artit dhe shprehjes, mosrespektimi i Islamit po rritet dhe kjo nuk parandalohet. (…) Shpresojmë që autoritetet suedeze dhe të gjitha vendet ku ka raste të racizmit dhe islamofobisë, do të marrin të gjitha masat e duhura në luftën kundër këtij fenomeni të keq si brenda kornizës së institucioneve të Evropës, ashtu edhe në dimensionin kombëtar”, vijon komunikata.

Anëtarët e partisë daneze të ekstremit të djathtë “Stram Kurs” në lagjen Rinkeby të kryeqytetit suedez Stokholm, në një tubim pa leje, dogjën Kuranin dhe imazhet i kishin postuar në mediat sociale./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne