“Turqia, marrëveshje parimore për blerjen e sistemit antiraketor rus”

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Fikri Işık ka konfirmuar sot se Ankaraja zyrtare ka arritur marrëveshje me Moskën për çështjet teknike të blerjes së sistemit antiraketor rus S-400 dhe në rrjedhë janë negociatat për pjesën financiare të marrëveshjes, gjegjësisht mënyrën e pagesës.

“Të gjitha detajet teknike janë aprovuar si nga pala ruse ashtu dhe nga pala turke. Vazhdojmë të përpilojmë pjesën financiare të kontratës dhe mendoj se edhe ajo do të jetë gati për disa ditë”, tha Işık në intervistën për televizionin “TRT Haber”.

Ai po ashtu tha se Turqia do të vazhdojë programin nacional të zhvillimit të sistemit të saj antiraketor në çka bashkëpunon mes aleatët e NATO-s nga Italia dhe Franca.

Zëdhënësi i Kremlinit, Vladimir Kozhin që nga java e kaluar njoftoi se Rusia ka arritur marrëveshje parimore me Turqinë për dërgesën e sistemit antiraketor S-400 dhe se Moska zyrtare nuk sheh asnjë problem për faktin se Turqia është anëtare e NATO-s.

S-400 është gjeneratë e re e sistemit antiraketor rus që ka kapcitet të shkrepjes së tre lloje të raketave për neutralizimin e fluturakeve, raketave balistike, kryqëzuesve dhe të tjera në ajër. Sistemi është i pajisur me teknologji bashkëokohore dhe në një moment mund të përcjell deri në 300 objektiva të ndryshme./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne