Turqia: Mbas vrasjes së ambasadorit rus Karlov qëndron rrjeti i spiunazhit të FETO-s në krye me Fetullah Gylenin

Pas atentatit ndaj ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov, i cili u vra më 19 dhjetor të vitit 2016 në Ankara, qëndron rrjeti terrorist dhe i spiunazhit të FETO-s në krye me Fetullah Gülen, thuhet në aktakuzën e cila sot iu dorëzua gjykatës në Turqi, raporton Anadolu Agency.

Hetuesia turke përfundoi hetimet lidhur më atentatin ndaj Karlov-it, ndërsa aktakuza e cila u përgatit nga prokurori i Zyrës së antiterrorit dhe krimit të organizuar Adem Akinci, sot iu dorëzua Gjykatës së Dytë Penale në Ankara.

Aktakuza me gjithsej 609 faqe përfshinë 28 të dyshuar, përfshirë dhe udhëheqësin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen.

Të dyshuarit ngarkohen për “shkelje të rendit kushtetues”, “anëtarësim në organizatë terroriste të armatosur”, vrasje e planifikuar me elemente të terrorizmit”, “gjuajtje me armë zjarri me qëllim terrorist për shkaktim të panikut, frikës dhe shqetësimit”.

Për të dyshuarit kërkohet burgim i përjetshëm dhe dënime të tjera me vuajtje të burgimit shumë vjeçar.

Aktakuza, ndër të tjera nënvizon se pas atentatit të ambasadorit Karlov qëndron rrjeti terrorist dhe i spiunazhit të FETO-s në krye me Gülen, i cili është përgjegjës edhe për tentimin e dështuar të grusht shtetit në Turqi më 15 korrik të viti 2016. Atentati ndaj Karlov-it karakterizohet si “akt për të provokuar marrëdhëniet ruso-turke”.

Atentati ndaj Karlov-it ndodhi në Galerinë e Arteve në Ankara, në momentet e adresimit të tij para të pranishmëve në ekspozitë. Atentatori iu afrua dhe e vrau me armë zjarri, ndërsa policia më pas vrau atentatorin.

Vrasja e Karlov-it ndodhi në kohën e përpjekjeve të procesit për normalizimin e marrëdhënieve turko-ruse, ku Karlov ishte një nga aktorët e rëndësishëm të këtij procesi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne