Turqia: Mbledhja pesëpalëshe për Mesdheun Lindor, jo realiste

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një njoftim për shtyp në lidhje me Deklaratën e Përbashkët të bërë nga vendet e sipërcituara.

“Deklarata për shtyp në lidhje me zhvillimet në Mesdheun Lindor, pas takimit në Kajro më 8 janar 2020 me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të Greqisë, Francës, Administratës Greke të Qipros dhe Egjiptit, si dhe Italisë, bazohet tërësisht mbi argumente të sajuara dhe premisa false.

Dy memorandumet e mirëkuptimit që kemi nënshkruar me qeverinë legjitime dhe të njohur ndërkombëtarisht të Libisë, janë të ligjshme dhe plotësisht në pajtim me ligjin ndërkombëtar.

Këto memorandume mirëkuptimi përbëjnë një përgjigje për ata që synojnë të mos pranojnë praninë e Turqisë dhe qipriotëve turq në Mesdheun Lindor. Deklarata për shtyp e datës 8 janar, vërtet zbulon edhe një herë se hapat e ndërmarra nga Turqia në Mesdheun Lindor janë të drejta dhe adekuate.

Turqia, me vijën më të gjatë bregdetare në Mesdhe, ka të drejtë fjale mbi çdo projekt në lidhje me rajonin. Për ta shndërruar Mesdheun Lindor në një zonë bashkëpunimi dhe jo në konflikt, ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për të shprehur përsëri gatishmërinë tonë për bashkëpunim me të gjitha palët, me përjashtim të Administratës Greke të Qipros”, thuhet në njoftimin e MPJ turke./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne