Turqia me S-400/ Amerika tigër prej letre?

Duke përfunduar kontratën për të blerë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400, Ankaraja ka diskredituar gjerësisht Shtetet e Bashkuara në një shkallë globale, thotë një analist izraelit.

“Rusia vazhdon të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore S-400 në Turqi. Cilat janë ndikimet e sanksioneve amerikane kundër Ankarasë? Kjo është një kontratë me shumë miliardë dollarë dhe sistemet S-400 që Turqia ka marrë nuk do të mbeten stok, “shkroi Zvi Bar’el, analisti izraelit për çështjet e Lindjes së Mesme në të përditshmen izraelite Haaretz. Ai shton: “Pentagoni kundërshton fuqishëm përfundimin e kësaj kontrate. Donald Trump, personalisht, ka publikuar një seri postimesh për të shprehur zemërimin e tij kundër përfundimit të kësaj kontrate midis Ankarasë dhe Moskës. Presidenti amerikan mbajti gjithashtu bisedime intensive me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe i ofroi atij Patriotin e tij në vend sistemit S-400 të rusëve. Trump gjithashtu paraqiti propozime financiare joshëse, por të gjitha ofertat e tij u refuzuan nga pala turke. ” Sipas profesorit të Universitetit Ben Gurion, “sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi Turqinë nën pretekstin e ligjit CAATSA, të miratuara dy vjet më parë nga Kongresi i SHBA, mund të bëjnë që Ankaraja të afrohet më pranë Rusisë dhe të largohet nga Perëndimi “. Analisti izraelit shpjegon se nëse Donald Trump vendos të heqë dorë nga sanksionet e tij kundër Ankarasë për arsye sigurie, do t’i japë administratës amerikane një imazh të dobët kundrejt Turqisë, Iranit dhe vendeve arabe. “Në të vërtetë, vendimi i Turqisë për të përfunduar kontratën me Rusinë do t’u mësojë të gjitha vendeve të botës se Shtetet e Bashkuara janë një tigër letre që nuk është i frikshëm”. Sipas analistit izraelit, “nëse Uashingtoni kufizon fuqitë e presidentit amerikan përballë Iranit dhe ndalon, në këtë drejtim, shitjen e armëve në Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe të tjera ata përfundimisht do të konkludojnë se nuk duhet t’i besojnë industrisë ushtarake amerikane dhe do të diversifikojnë shitësit e armëve për të zvogëluar çdo rrezik të sanksioneve amerikane”. Ndërkohë, Kreu i Partisë Liberale Demokratike të Rusisë (LDPR), Vladimir Zhirinovski, ka thënë se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjatë një takimi i ka thënë se është i gatshëm të largohet nga NATO. “Jam takuar dy herë me presidentin e Turqisë. Ai personalisht më tha se Turqia ishte gati të largohej nga NATO. Ata dëshirojnë të jenë anëtare e BE-së, por nuk i pranojnë. Ata i plotësojnë kërkesat një nga një, por ata nuk i pranojnë. Në NATO, ata ishin midis të parëve që i pranuan, sepse territori i tyre ishte i përshtatshëm për veprim kundër Rusisë”, ka shkruar Zhirinovski në kanalin e tij në Telegram./pt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne