Turqia me sukes nis projektin e modernizimit të avionëve luftarakë F-16

Turqia ka nisur me sukses Projektin e Servisimit dhe Përmirësimit Strukturor të avionëve luftarakë F-16, me çka jetëgjatësia e avionëve do të zgjatet për 50 për qind nga sa është paraparë.

Zyra e Industrisë së Mbrojtjes pranë Presidencës së Turqisë (SSB) deklaroi se avioni i parë F-16 i servisuar dhe i azhurnuar ka kaluar të gjitha provat dhe është dorëzuar për t’u përdorur nga Forcat Ajrore të ushtrisë turke.

Në deklaratë thuhet se projekti është duke u zbatuar nga kompania e aviacionit kombëtar turk TUSAŞ, ndërsa janë duke u kryer servisimet e nevojshme të avionëve luftarakë dhe se në mënyrë të konsiderueshme modernizohet dhe përfocohet trupi i tyre.

Avioni i parë i modernizuar F-16 Block-30 është kthyer në inventarin e forcave ajrore, kurse projekti parashikon që një procedure të njejtë të modernizimit t’i nënshtrohen në total 35 avionë të tillë.

Qëllimi i projektit është të modernizojë arsenalin kryesorë të forcave ajrore turke, ashtu që jetëgjatësia e avionëve F-16 të zgjatet nga 8.000 në 12.000 orë fluturimi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne