Turqia: Me thirrjen e saj, Liga Arabe shpërfill kontributin e Turqisë në Siri

Turqia reagoi ndaj thirrjes së bërë në Samitin e Ligës Arabe për tërheqjen e forcave turke nga rajoni i Afrinit në Siri.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtë të Turqisë, Hami Aksoj në lidhje me thirrjen e bërë në Samitin e Ligës Arabe, tha: “Shpërfillja e kontributit të Turqisë, e cila ka sipërmarrë një përgjegjësi të rëndë që nga fillimi i krizës në Siri për ti dhënë fund gjakut dhe lotëve në këtë vend, për të reduktuar dhunën dhe përparimin e procesit politik duke hapur krahët për miliona refugjatë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre, është një fatkeqësi e madhe që nuk përputhet me të drejtën”.

Në vendimin e titulluar “Zhvillimet në Siri” të miratuar në Samitin e Ligës Arabe të mbajtur në Dahran të Arabisë Saudite më 15 prill, duke i bërë thirrje Turqisë që të tërheqë forcat e saj nga Afrin dhe duke pretenduar se kjo do të “mbështesë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje për konfliktin sirian”, duket se nuk është kuptuar qëllimi i Operacionit ‘Dega e Ullirit’ shkroi Aksoj.

Ai nënvizoi se operacioni ‘Dega e Ullirit’ është një ‘aktivitet kundër terrorit’ që bëhet për tu vetëmbrojtur dhe shtoi: “Ky operacion, që ekzekutohet kundër një organizate terroriste që ka si objektivë përçarjen e Sirisë, në të njëjtën kohë i shërben edhe mbrojtjes së unitetit politik dhe tërësisë territoriale të vendit. Pasi respekti për unitetin politik, integritetin territorial dhe sovranitetin e shteteve është në krye të parimeve që Turqia përvetëson”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne