Turqia merr përsipër kryesimin e radhës të UNRWA

Turqia mori përsipër kryesimin e radhës të Komisionit Këshillëdhënës (AdCom) të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërme (UNRWA).

Në komunikatën me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë thuhet se: “Komisioni Këshillëdhënës, me 27 anëtarët e tij ofron ndihmë dhe këshillë për Komisionerin e Përgjithshëm të UNRWA”.

Kryesimi i radhës i Turqisë do të zgjasë një vit deri më datën 1 korrik 2019.

Në komunikatë thuhet se UNRWA e themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të mbrojtjes së refugjatëve palestinezë dhe përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës, aktualisht ofron arsim për më shumë se 530 mijë nxënës në 700 shkolla, ndërsa bëhet se kjo agjenci ofron edhe shërbime shëndetësore për 3.5 milion pacientë, ndihmë në ushqim dhe ndihmë financiare për 1.7 milion refugjatë çdo vit, si dhe mbështetjen e infrastrukturës në rreth 60 kampet e refugjatëve.

Në mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Jashtme bëhet e ditur se: “Turqia, në përputhje me rëndësinë që ajo i jep çështjes palestineze dhe që ka qenë anëtare e UNRWA që nga themelimi i saj në vitin 1949, përpiqet të mbështesë plotësisht Agjencinë. Në këtë kontekst, si zëvendëskryetare e Komisionit Këshillëdhënës ndërmjet 1 korrikut 2017 dhe 1 korrikut 2018, Turqia ka bërë rritje të konsiderueshme të kontributeve të saj në Agjenci. Në mënyrë që UNRWA të vazhdojë me shërbimet e saj pa ndërprerje përballë problemeve të saj në rritje financiare, Turqia, si kryesuesja e radhës e Komisionit Këshillues, do të vazhdojë përpjekjet e saj për ta vendosur Agjencinë në një bazë financiare më të parashikueshme, të qëndrueshme dhe të mjaftueshme. Në këtë kontekst, prioritetet tona përfshijnë zgjerimin e donatorëve dhe diversitetin gjeografik”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne