Turqia mirëpret vendimin e Mbretërisë së Bashkuar për YPG/PKK-në

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Hami Aksoy, publikoi një deklaratë me shkrim në përgjigje të një pyetjeje lidhur me vendimin e marrë nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për një të afërm të një anëtari të organizatës terroriste PKK/PYD/YPG.

“Ne mirëpresim faktin që Paul Newey është akuzuar dhe arrestuar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar për dhënie të mbështetjes financiare për terrorizmin.

Ndjekja penale e Paul Newey, babai i Dan Newey, një luftëtar terrorist i huaj brenda organizatës terroriste PKK/PYD/YPG dhe shtetas i Mbretërisë së Bashkuar, është domethënëse; pasi pohon statusin e PYD/YPG-së, zgjatim i PKK-së në Siri, si një organizatë terroriste.

Ne presim që këto akuza të krijojnë precedent për të gjithë luftëtarët terroristë të huaj, të cilët kryejnë veprimtari terroriste brenda PYD/YPG-së, si dhe për mbështetësit e tyre”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësi Aksoy./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne