Turqia mori në dorëzim avionin e parë F-35

Turqia mori në dorëzim avionin e parë të llojit F-35, i cili me aftësitë e avancuara si pamje e ulët, teknologji të sensorëve dhe sisteme të radarëve do të rrisë efektivitetin operativ të Forcave Ajrore të Turqisë.

Në kuadër të projektit F-35, pjesë e të cilit është edhe Turqia, në impiantin e kompanisë Lockheed Martin në Fort Worth të Teksasit u organizua një ceremoni zyrtare për dorëzimin e avionit të parë.

Në ceremoninë e pranim-dorëzimit në Fort Worth nga ana e Turqisë morën pjesë zyrtarë të lartë të Nënsekretarisë së Industrisë së Mbrojtjes, përfaqësuesit e kompanive turke pjesëmarrëse në projekt dhe drejtuesit e lartë të kompanisë amerikane Lockheed Martin.

Avioni i llojit F-35 është avioni i parë i gjeneratës së 5-të i cili hyri në inventarin e Forcave Ajrore të Turqisë.

Avioni i parë i pranuar i këtij lloj që mbanë numrin 18-0001 do të jetë i angazhuar për trajnime të pilotëve turq në bazën ajrore Luke në Arizona.

Pas avionit të parë gjatë ditëve në vijim do të dorëzohet edhe avioni i dytë, ndërsa avioni i 3-të dhe 4-të do të dorëzohen në mars të vitit 2019.

Gjatë kohës së trajnimit të pilotëve turq avioni do të qëndrojë në ShBA.

Ndërkaq avioni i 5-të dhe i 6-të pas përfundimit të prodhimit do ti dorëzohen drejtpërdrejtë Turqisë në nëntor të vitit 2019.

Në saje të aftësive të avancuara si pamje e ulët, teknologjia e sensorëve dhe sistemet e radarit këta avionë do të kenë efekt shumëfishues në efektivitetin e Komandës së Forcave Ajrore të Turqisë.

Planifikohet që Turqia gjatë viteve të ardhshme të blejë gjithsej 100 avionë të kësaj gjenerate.

Turqia është pjesë e programit të avionëve F-35 prej vitit 1999 e këtej, ku industria turke e mbrojtjes luan rol aktiv në prodhimin e këtyre avionëve./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne