Turqia ndihmon Shqipërinë në shenjë miqësie dhe vëllazërie midis dy popujve

Në kuadër të direktivës së dhënë ndaj Kryesisë së TIKA-s nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përfunduan punimet e rikonstruksionit tërësor dhe mobilimit të konviktit të djemve nr. 6 tek Rezidenca Studentore Universitare nr. 1, në Tiranë si dhuratë nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.
Në ceremoninë e inaugurimit mori kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, koordinatori i TIKA-s në Tiranë, Necip Özay Özütok dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Kryeministri shqiptar, Rama gjatë ceremonisë së inaugurimit tha se “ky 4 vjeçar do të jetë historik për arsimin e lartë”.

Duke vlerësuar se është bërë punë e konsiderueshme, Rama tha se rikonstruksioni i këtij konvikti është vetëm një shembull pozitiv i ndryshimit.

Ideja është që të përfundojmë gjithë rikonstruksionin e godinave ekzistuese, ndërkohë që po përgatitet mes Ministrisë së Arsimit dhe bashkisë projekti i kampusit. Besoj që shumë shpejt do të fillojë puna edhe në konviktet jashtë Tiranës. Edhe ky konvikt është një shembull pozitiv si do bëhen të tjerat. Do të kemi standard në infrastrukturë, laboratorë, totalisht ndryshe“, tha kryeministri i Shqipërisë.

Ambasadori turk, Yörük tha gjatë inaugurimit se ndjehet i kënaqur që ndodhet në hapjen e këtij konvikti, puna e të cilit është realizuar nga TIKA me udhëzimet e Presidentit, Recep Tayyip Erdoğan.

TIKA deri më sot ka rikonstruktuar monumentet historike në Shqipëri, shkolla, biblioteka, spitale, klinika shëndetësore. Ka kryer projekte për pyllëzimet dhe të zhvillimit rural. Ashtu si sot, kontribon në arsim dhe shkencë“, tha ambasadori turk, duke treguar se TIKA e cila është shndërruar në një markë e Turqisë në botë, në Shqipëri ka realizuar projekte të rëndësishme me sukses.

Ambasadori Yörük theksoi më tej se “Fëmijët e vëllezërve tanë shqiptarë janë edhe fëmijët tanë. Prandaj, ne si Turqi kemi qëndruar gjithmonë pranë popullit shqiptar, gjithashtu ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë”.

Shpresoj që ky konvikt, hapjen e së cilës e bëjmë sot, do të kontribuojë në përgatitjen e të rinjve të suksesshëm që do ta çojnë Shqipërinë në një të ardhme të ndritshme“, u shpreh ambasadori i Turqisë në Tiranë.

Ndërsa, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se nga 40 konvikte është ndërhyrë në mbi 30 si dhe shprehu mirënjohjen për Turqinë dhe TİKA’n në lidhje me rritjen e standarteve të konviktit në fjalë, gjithashtu cilësoi faktin qe TİKA ka qëndruar gjithmonë pranë Bashkisë së Tiranës dhe jo vetëm.
Godina numër 6 e Rezidencës Studentore Universitare Tiranë me kapacitet prej 173 studentësh për djem është rikostruktuar dhe mobiluar plotësisht me mbështetjen e TIKA-s. Në godinë është ndërhyrë në të gjithë rrjetin hidrosanitar, tarracë, në rrjetin elektrik në ambientet e përbashkëta dhe në çdo dhomë, sallën e studimit, si dhe çdo dhomë është mobiluar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne