Turqia ndihmon të prekurit nga përmbytjet në Sudan

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kizilay)Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Gjendjeve Emergjente (AFAD) dhe organizatat joqeveritare hodhën themelet e para të projektit të strehimit të përhershëm për ata që humbën shtëpitë e tyre në Sudan për shkak të përmbytjeve.

Themelet e para të projektit në fjalë u hodhën në fshatin Ebu Salah të provincës Xhejli në veri të kryeqytetit Hartum me pjesëmarrjen e këshilltarit të drejtorit të përgjithshëm të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Yasir Feten dhe të autoriteteve turke dhe sudaneze.

Kreu i ekipit të Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Serdar Yilmaz, i cili zhvillon punimet në këtë vend prej fillimit të tetorit e këtej, në një deklaratë tha se projekti filloi me tre modele të shtëpive, ndërsa vendbanimet e përhershme do të ndërtohet në përputhje me arkitekturën vendore.

Yilmaz gjithashtu tha se Qendra e Arsimit Profesional që do të përgatitet në bashkëpunim mes Gjysmëhënës së Kuqe Turke dhe Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe 5 parqe lojërash do të vihet në dispozicion të fëmijëve në zonat e prekura nga përmbytjet.

Sipas dekretit Presidencial të nënshkruar nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan që u publikua në Fletoren Zyrtare, për të prekurit nga përmbytjet në Sudan do të organizohet një fushatë e grumbullimit të ndihmave humanitare nën koordinimin e AFAD-it.

Nga fatkeqësia e përmbytjeve që kaploi Sudanin prej gushtit e këtej janë prekur 245 mijë e 700 persona në 15 provinca, u rrënuan 32 mijë 851 godina dhe u dëmtuan 16 mijë 284 godina të tjera.

Ministria e Shëndetësisë e Sudanit njoftoi se nga përmbytjet kanë humbur jetën 85 mijë persona dhe janë plagosur 133 të tjerë.

“Platforma e Ndihmave Humanitare” që përbëhet nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke, AFAD-i dhe organizata joqeveritare, në këtë zonë dërgoi 2 avionë ushtarakë me ndihma në çadra, batanije, pako higjienike, ushqim dhe ilaçe.

Pritet që të reshurat, të cilat shkaktuan përmbytje në vend, të vazhdojnë deri në fund të muajit./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne