Turqia në 24 qershor shkon në zgjedhje të parakohshme

Presidenti turk Erdoan të mërkurën pasdite priti në takim në Kompleksin Presidencial Kryetarin e Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli.

Pas takimit Presidenti Erdoan mbajti një konferencë shtypi, ku tha se kishte pasur një takim shumë produktiv me zotin Bahçeli.

“Me zotin Bahçeli jemi takuar disa herë për arsye të ndryshme dhe kemi shkëmbyer mendimet për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Edhe sot bëmë një konsultim mjaft të gjerë. Gjetëm rastin të vlerësojmë edhe propozimin për zgjedhjet legjislative dhe presidenciale, që zoti Bahçeli e bëri dje”,- u shpreh Erdoan.

Me hapjen e rrugës nga Bahçeliu kapën rastin për të bërë realitet ndryshimin e sistemit në vendin tonë, tha Erdoan dhe shtoi: “Pas 16 Prillit (kur u mbajt referendumi për sistemin presidencial dhe qeverisjes së re) Turqia vazhdon të qeveriset me sistemin e vjetër, siç e quajmë ne. Edhe pse presidenti dhe qeveria duket sikur nuk kanë probleme mes tyre për shkak të harmonisë së tyre, sëmundjet e sistemit të vjetër vazhdojnë të shfaqen. Mendimi ynë ka qenë që të mbanim veten deri në zgjedhjet e nëntorit 2019 (data e planifikuar për zgjedhjet e rregullta). Vetëm se zhvillimet me rëndësi historike me burim Sirinë dhe Irakun, e bëjnë të domosdoshme për Turqinë kapërcimin sa më parë të paqartësive. Kalimi në sistemin e ri të qeverisjes po bëhet gjithnjë e më emergjent”.

Erdoani tha se thirrjen e z.Bahçeli e kishin diskutuar me këshillat kompetente dhe e kishin vlerësuar pozitivisht (propozimin e Bahçeliut për zgjedhje të parakohshme) për shkak të problemeve me të cilat përballet vendin sot. “Është e domosdoshme që zgjedhjet të hiqen sa më parë nga agjenda e vendit tonë. Ne kemi vendosur për ti mbajtur zgjedhjet më 24 qershor 2018. Qofshin të hajrit për popullin tonë”,- përfundoi Presidenti Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne