Turqia në “heshtjen” e re historike

Turqia e tejkaloi një ndër fazat më të rëndësishme të mbijetesës së saj historike. Gjithsesi, përpos ndryshimeve të sistemit politik shtetëror, që do të bëhet në periudhën në vijim dhe fitores triumfaliste, tash e tutje edhe pushtetarët aktualë – islamistët modernistë, po hyjnë në fazën e re të quajtur “Turqia e re”.

Shkruan: Muxhahid ISMAILI, Shkup

Referendumi i vitit të kaluar në Turqi, i mbajtur më 16 prill 2017, ishte dita vendimtare kur verdikti i popullit vendosi që shteti turk të fillojëme ndryshimet rrënjësore, ku – përpos kapërcimit të sistemitpolitik shtetëror nga një sistem parlamentar në sistem presidencial – populli turk, bashkë me pushtetin aktual që e solli këtë ndryshim, detyrimisht po kalojnë në fazën e re të quajtur “ndryshimi i mendësisë politike”. Me ndryshimin e kësaj mendësie politike, Turqia tanimë po fillon të krijojë një atmosferë tjetër ndaj kundërshtarëve të saj të brendshëm dhe të jashtëm, duke dashur të dëshmojë se ajo – përpos ndryshimit të sistemit politik – dëshiron që sa më parë ta shoh një “Turqi të re” me një dinamikë të re socio-politike globale, një shtet ku do jetë aktor i “riformatimeve” dhe çështjeve globale.

Historikisht, për Turqinë “sistemi presidencial” nuk është diçka e re.Ajo qëmoti është ballafaquar me shumë debate dhe analiza të ndryshme, nga disa liderë të vjetër politikë në vend, si Turgut Ozal, Sulejman Demirel, Alparslan Turkesh, Muhsin Jazixhiogllu etj., të cilët, nëpër periudha të ndryshme politike, dëshironin që vendi i tyre sa më parë të kalojë në një model të ri politik – atë të sistemit presidencial. Edhe pse kjo dëshirë dhe ambicie e këtyre liderëve të vjetër atëbotë nuk u realizua, ajo që vlen të theksohet këtu është se ideja e përbashkët e këtyre liderëve ishte se Turqia – me një sistem të ri politik – do të fillonte të ishte pjesë e “lojërave globale”, që nga ‘90-tat e saj. Sa për ilustrim, lideri më i përafërt, që ishte para aktit vendimtar për kalimine shtetit në sistem presidencial, ishte i ndjeri Turgut Ozal (vdekja e tij edhe sot e kësaj dite mbetet misterioze),i cili këtë ide e proklamonte duke besuar se sistemi i ri do ta ndalonte ngërçin politik të fillim viteve të ‘90-ta.

Ndonëse, pas gjithë ngjarjeve dhe zhvillimeve politike, Turqia e pushteti aktual – bashkë me përkrahjen e nacionalistëve turq (MHP) – në referendumin e 16 prillit të 2017-tës, me përkrahjen e popullit, vendosën që ta ndryshojnë sistemin politik nga sistemi parlamentar në sistem presidencial. Fakti se përse kërkohej ndryshimi i sistemit politik edhe nga Ozali, por që një kohë të gjatë insistohej edhe nga Erdogani është se në sistemin parlamentar shumë herë është përsëritur ngërçi politik – duke i bllokuar vendimet politike dhe kohezionin ndërpartiak mes koalicioneve përtej-ideologjike, që bëheshin gjatë viteve ‘90-ta, të cilët fatkeqësisht rezultonin me bllokim të funksionimit shtetërorinstitucional. Këto janë disa nga arsyet kryesore se përse edhe Erdogani, njësoj si Ozali, tani një kohë të gjatë kërkonte të ndryshojë sistemi parlamentar në atë presidencial, ndërsa kjo u arrit falëverdiktit të popullit, që Erdogani e mori në mbrëmjen e së dielëssë 24 qershorit. Në të vërtetë, zgjedhjet e 24 qershorit kishin domethënie të jashtëzakonshme dhe përtej-politike në Turqi. Ato u cilësuan si historike dhe vendimtare për të ardhmen e vendit.

Modeli turk i sistemit të ri presidencial

Menjëherë pas ndryshimit të sistemit politik në vend, ku bashkë me votimin në referendum, populli vendosi që me votat ta legjitimojë këtë ndryshim, në Turqi pasuan debate dhe analiza për formatin e sistemit të ri politik. Në fakt, edhe sot e kësaj dite, pra edhe pas kalimit nga sistemi i vjetër në atë “presidencial”, shumëkush është në hamendje se çfarë nënkupton ky sistem i ri politik me një tip të modelit turk. Sipas asaj që flitet, “sistemi presidencial turk” thuhet të jetë një sistem i ri politik, që do të jetë i përshtatshëm dhe njëkohësisht edhe i veçantë për popullin turk, duke tentuar që të jetë në kohezion gjithëpërfshirës dhe paqësor për të gjitha shtresat shoqërore në vend. “Sistemi presidencial turk” domosdoshmërish do të përjetojë edhe ndryshime rrënjësore në aspektin legjislativ, politik dhe kushtetues në vend. Me sistemin e ri politik, parlamenti turk do të zgjerohet – nga 550 deputetë,sa ishte në sistemin e vjetër, tani do të ketë në 600 deputetë;mosha për t’u kandiduar për deputet do të zbresë nga 25 vjeç në 18 vjeç; zgjedhjet presidenciale, bashkë me ato parlamentare, do të mbahen çdo 5 vjet; partia fituese e zgjedhjeveose koalicioni fituesduhet së paku (50+1) ose të fitojë më së paku 301 deputetë nga 600 ulëset totale në parlament, që kështu të mund të sigurohet edhe shumica parlamentare, ndërsa me 3/5 e votave totale në parlament mund të votohet mocion dhe vendi të shkojë përsëri në zgjedhje; lidhja e Presidentit me Parlamentin të jetë në aspekt të buxhetit shtetëror, ngase Presidenti do ta përpilojë propozim-buxhetin, ndërsa Parlamenti e ka fuqinë e ratifikimit të saj; Presidenti do të ketë fuqinë të shpallë gjendje të jashtëzakonshme, në raste kur ka paralajmërime se shteti është në gjendje lufte ose krizë të ngjashme etj. etj.

“Sistemi i ri presidencial turk” ose, thënë ndryshe,“sistemi presidencial qeveritar” pritet të jetë model i ri, që do t’i harmonizojë qëndrimet ndërmjet pozitës dhe opozitës, duke mundësuar që përgjegjësia më e madhe t’i takojë Presidentit të shtetit. Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur i Turqisë, përpos minimizimit të “përgjegjësive burokratike” në shtet, do ta mbajë edhe përgjegjësinë më të madhe për vendin dhe rendin kushtetues të shtetit. Përpos kësaj, shteti turk – me ndryshimin e sistemit shtetëror –pra pas triumfit të“Aleancës Popullore” (koalicioni i përbërë nga AK-Parti, MHP dhe përkrahja nga partia e të ndjerit Muhsin Jazixhiogllu, pra BBP), e cila mori mbi 52.5% mbështetje dhe kështu që në raundin e parëpresident i shtetit u zgjodh R. T. Erdogan, tani kalon në një fazë krejtësisht tjetër të “mendësisë dhe ecurive” burokratike. Rrjedhimisht, me këtë shteti turk do të duhet të bëjë edhe ndryshime në funksionimin e kabinetit qeveritar dhe presidencial. Kështu me sistemin e ri presidencial do të bëhen ndryshime në numrin e ministrive (nëse sistemi aktual i ka 26 ministri, me sistemin e ri presidencial kjo do të bie në 16 ministri),ndërsa brenda Presidencës turke pritet të ketë afër 9 borde kryesore dhe 8 drejtori, të cilat do të jenë nën kompetencat e Presidencës turke. Presidenti, gjithashtu, do të jetë një ndër përgjegjësit kryesorë në vendimet politike, edhe para qytetarëve, por edhe para sundimit të ligjit. Gjithsesi, funksionimi i sistemit të ri, pas një fitoreje triumfuese të koalicionit“Aleanca Popullore”, do të shihet më së miri në praktikë viteve në vijim.

Pushteti aktual vs. opozitarizmit turk

Zgjedhjet e 24 qershorit në Turqikanë kaluar në një atmosferë dhe gjuhë të ashpër politike mes pushtetarëve aktualë dhe opozitës turke në vend, një betejë kjo e rëndë politike me polemika nga më të ndryshmet, që shpërfaq një gjendje heterogjene shoqërore.

Fushata zgjedhore në Turqi ishte e ndarë në dy blloqe koalicionesh zgjedhore: në njërën anë ishte koalicioni“Aleanca Popullore”, një koalicion i përbashkët mespushtetarëve aktualë – reformistët islamistë (AK-Parti), ultra-nacionalistët turq (MHP) dhe partia e të ndjerit Muhsin Jazixhiogllu, ndërsa në anën tjetër ishte blloku “Aleanca e Kombit”,i cilie përfshinte opozitën turke, të përbërë nga 4 parti politike: CHP – Partia Republikane Popullore, Iyi Parti – Partia e Mirë (e themeluar nga Meral Akshener), SP (Partia e Lumturisë – parti e islamistëve tradicionalistë) dhe DP – Partia Demokrate. Përveç këtyre dy blloqeve koalicionesh, pjesëmarrëse në këto zgjedhje ishte edhe partia kurde HDP (Partia Demokratike Popullore), e cila me ndihmën e votave të Partisë Republikane arriti ta kalojë pragun zgjedhor, duke arritur që edhe ajo, bashkë me 4 parti të tjera politike, të jetë pjesë përbërëse e Parlamentit Kombëtar Turk.

Gjatë fushatës zgjedhore pozita doli me retorikën e akuzave të ndryshme ndaj pushtetit, por megjithatë nuk arriti të sensibilizojëfushatë pozitive elektorale. Përpos kritikës,në gjuhën e opozitës projektet dhe planet 5-vjeçare për zhvillimin e shtetit. Ndërkaq, nga ana tjetër, për dallim nga opozita turke, pushtetarët modernistë të Erdoganit zhvilluan fushatë të bazuar në plane, strategji,vendosmëri dhe projekte konkrete për zhvillimin e vendit në shumë sfera të ndryshme. Partia për Zhvillim dhe Drejtësi (AK-Parti), për dallim nga opozita turke, fushatën zgjedhore e përqendroi më shumë në projektet zhvillimore në aspektet kombëtare, teknologjike, ushtarake etj.,që janë bërë e qe pritet të ndodhin në Turqi pas triumfit të 24 qershorit. Përpos retorikës pozitive, që u zhvillua nga reformistët islamistë, duke aluduar në mega-projektet zhvillimore për vendin, ata gjithashtu zhvilluan fushatë edhe për përfundimin sa më parë të organizatave terroriste në vend, duke aluduar sidomos në organizatat PKK dhe FETO. Janë pikërisht këto dy komponentë,pra vendosmëria dhe përkushtimi për të ardhmen e vendit, që pushtetarët aktualë të Turqisë i mishëroi dhe përafroi edhe më shumë me popullin dhe klasat e ndryshme në shoqëri. Me një fjalë, gjuha me të cilën flisnin pushtetarët me popullin gjatë fushatës zgjedhore, ishte pikërisht gjuha e popullit – hallet dhe brengat e tyre, kjo për dallim prej gjuhës e batutavepezhorative të opozitës, që akuzonte dhe tentonte të rrënojë çdo gjë të pushtetit.

Përpos këtij vokabulari politik, të prezantuar nga Partia Republikane Popullore, këto zgjedhje gjithashtu ishin tepër shqetësuese edhe për shtresën islame të vendit në përgjithësi. Kështu, për herë të parë një pjesë e islamistëve tradicionalë (Saadet Parti) kësaj radhe u rreshtuan kundër islamistëve modernistë –pra, edhe përkundër ideologjisë së njëjtë. Këtë një pjesë e madhe e shtresës islame në Turqi e ka vëzhguar vetëm në heshtje dhe kjo rezultoi me dënim votash ndaj SP-së islamiste.

Një ndër faktet më interesante që meriton t’i shtrohet vëmendje e veçantë është edhe ajo se gjatë kësaj fushate zgjedhore elektorati turk ishte mes përplasjeve infra-ideologjike ose, thënë ndryshe, kishte një gjallërim të elektoratit,që mund të vërehejedhe në ditën e zgjedhjeve.Kështu partia që e surprizoi gjithë opinionin publik, por edhe votuesit, ndërsa konsiderohet të jetë surpriza më e madhe e këtyre zgjedhjeve, mbetet MHP – partia ultra-nacionaliste turke, e cila nëpër sondazhet e bëra para 24 qershorit parashikohej si parti që do të ketë rënie të madhe, kjo pas përçarjeve që i përjetoi vitin e kaluar, kur prej u formua “Iyi parti” (Parita e Mirë) e Akshenerit. Por, megjithatë, çelësi kryesor i rezultateve zgjedhore më 24 qershor përsëri ishte MHP.Nga kjo del se MHP-ja ka arritur ta ruajë një pjesë të madhe të trupit votues të saj, ndonëse ka pasur rrëshqitje votash nga trupi votues i AK-Partisë tek MHP-ja.

Partia “IYI” e Akshenerit, edhe pse gjatë fushatës zgjedhore dukej si parti që do të mund t’i rrezikojë shumicën e partive në parlament, ajo – përveç pompozitetit medial – nuk arriti të jetë sfidë e asnjë partie politike, bile nuk arriti as ta dëmtojë MHP-në, andaj konsiderohet të jetë partia që solli më shumë dëshpërim te votuesit e saj.Rezultati tregon se IYI mbetet të jetë vetëm alternativë e opozitës e assesi e pushtetit. Sipas rezultateve paraprake, partia e Akshenerit ka arritur të marrë një pjesë të konsiderueshme nga përkrahësit e FETO-së në Turqi dhe gjetiu, laikët e CHP-së, një pjesë të vogël nga trupi votues i MHP-së dhe një pjesë të mjaftueshme nga votat liberale, por ky rezultat assesi nuk është tregues se votat e MHP-së kanë rrëshqitur tek Aksheneri. Ndërkaq, sipas rezultateve përfundimtare, zonja Akshener ka marrë më pak vota se partia e saj, që i bie se ajo do të duhet të japë përgjegjësi para bashkëpartiakëve të saj, ndoshta edhe dorëheqje eventuale nga posti partiak.

Partia Republikane Popullore (CHP), në bazë të rezultateve zgjedhore, ka arritur që të ketë rënie në aspekt të votave të marra si parti politike, andaj edhe aty pritet të ketë zhvillime të reja brendapartiake, gjithë kjo duke e marrë parasysh faktin se kandidati për president nga CHP-ja, Muharrem Inxhe, ka arritur të marrë vota më shumë se partia e tij, duke arritur kështu që ta rrisë elektoratin e CHP-së me një ngritje afërsisht 8% krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Thuhet se ky rezultat është thyerje rekorde votash nga CHP-ja pas më shumë se 41 vjetësh. Gjithsesi, kjo gjendje post-zgjedhore në këtë parti pritet të sjellë ndryshime dhe hapa drejt një kongresi të ri partiak.

Partia kurde (HDP) arriti që – me ndihmën dhe përkrahjen e votave të CHP-së – ta kalojë pragun zgjedhor, ndërsa kjo ndihmesë është bërë vetëm që të dëmtohet koalicioni fitues “Aleanca Popullore” në shumicën parlamentare. Gjithsesi, edhe lideri i partisë kurde ka marrë më pak vota se partia e tij – një situatë si te partia e Akshenerit, andaj pritet që edhe kjo parti të shkoj në një kongres eventual partiak, duke kërkuar përgjegjësi nga kryetari aktual kurd, Demirtash.

Në fund, partia – e cila arriti të marrë vota nga të gjitha shtresat dhe klasat politike – edhe kësaj radhe u dëshmua të jetë AK Parti, që po ashtu ka një rënie të konsiderueshme votash në krahasim me zgjedhjet e kaluara dhe pritet të mbajë përgjegjësi para elektoratit të saj pas rezultatit të arritur në mbrëmjen e 24 qershorit. Partia e Erdoganit, përpos që arriti që edhe njëherë t’i fitojë zemrat e shumë shtresave politike në vend, rezultati tregoi se kjo parti arriti të fitojë edhe një pjesë të konsiderueshme të votave kurde në vend.

Prandaj, humbësit më të mëdhenj të zgjedhjeve mbetet të jenë: IYI Parti, HDP-ja kurde dhe CHP-ja e kryetarit aktual, Këllëçdarogllu. Ajo që vlen të theksohet dhe meriton vëmendje të veçantë, pas përmbylljes së rezultatit zgjedhor, është se në natën e 24 qershorit, Turqia ofroi leksion demokratik me një daljehistorike në zgjedhje, që i theu rekordet e daljes botërore – afërsisht 88.7%të trupit të përgjithshëm votues epërcaktuan fituesin e zgjedhjeve.

Sido që të merret, një gjë është e sigurt dhe këtë askush nuk mund ta mohojë – Turqia e tejkaloi një ndër fazat më të rëndësishme të mbijetesës së saj historike. Gjithsesi, përpos ndryshimeve të sistemit politik shtetëror, që do të bëhet në periudhën në vijim dhe fitores triumfaliste, tash e tutje edhe pushtetarët aktualë – islamistët modernistë,po hyjnë në fazën e re të quajtur “Turqia e re”, e cila do të duhej të jetë më e fuqishme se e kaluara, duke e rigjeneruar pozicionin e saj të interpretimit shtetëror si “shtet qendër”, me një politikë të jashtme pro-aktive, ndërsa pritet që dinamikat e reja politike t’i japin mundësi që ajo kështu të jetë edhe aktor i rëndësishëm global./ shenja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne