Turqia në Podgoricë shtron iftar të madh për nder të muajit të Ramazanit

Tashmë është bërë traditë që për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit Ambasada e Turqisë në Podgoricë, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim ndërkombëtar (TIKA) dhe organizatat e tjera humanitare nga Turqia organizojnë iftare, japin pako me ndihma dhe mbështesin njerëzit në nevojë. TIKA organizoi një iftar, ku ishin të ftuar zyrtarë, përfaqësues të korit diplomatik, përfaqësues të feve, politikanë etj. Të pranishmëve iu drejtuan, Ali Özgün ÖZTÜRK, drejtor në drejtorinë për Lindjen e mesme dhe Kauakazit Qendror të TIKA-s në Ankara, ambasadori i Turqisë në Mal të Zi Serhat Galip, si dhe Reisi i Bashkësisë Islame të Malit të Zi Rifat Fejziq. Në të njëjtën kohë u shfaq dhe një film me metrazh të shkurtër, i cili fliste për kontributin dhe projektet e realizuara nga TIKA-a në botë. Edhe me këtë rast u përsërit qëndrimi që TIKA do t’i ofrojë ndihmë Malit të Zi si një shtet mik i Turqisë. Në një atmosferë të bukur të iftarit në Podgoricë, TIKA edhe një herë dëshmoi kultivimin e bashkëpunimit, kulturës, ndihmës, dhe tolerancës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne