Turqia: Në rast të shkeljes së premtimeve të Amerikës për rajonin e sigurt, kemi plane zëvendësuese

Ministri i mbrojtjes së Turqisë deklaroi se në rast të moszbatimit të zotimeve të Uashingtonit në lidhje me zonën për reduktimin e tensioneve në lindje të Eufratit në Siri, Ankaraja ka programe zëvendësuese të cilat do t’i vendosë në zbatim.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Holusi Akar, ministri i mbrojtjes së Turqisë, ka thënë se Ankaraja të kryejë të gjitha veprimet përkatëse në lidhje me zonën për reduktimin e tensioneve në lindje të Eufratit.

Holusi Akar gjithashtu ka thënë: “Ne kemi planin B dhe C në dispozicion që në rast të moszbatimit të zotimeve të Amerikës në lidhje me zonën për reduktimin e tensioneve, ne përgatitemi për zbatimin e këtyre dy planeve”.

Minstri i mbrojtjes së Turqisë theksoi: “Ne kurrë nuk do të harrojmë eksperiencat tona në lidhje me premtimet e Amerikës në Manbixh dhe Raka të Sirisë. Prandaj por vëzhgojmë nga afër dhe me saktësi zbatimin e premtimeve të Uashingtonit në lidhje me zonën për reduktimin e tensioneve dhe nuk pranojmë asnjë çështje pa shqyrtuar të gjitha informacionet e grumbulluara”./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne