Bota

Turqia neutralizoi tre terroristë në operacionet në veri të Irakut

Forcat turke të sigurisë “neutralizuan” të paktën tre terroristë të PKK-së në Irakun e veriut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Gjithashtu, gjatë operacionit “Kthetra-Tigri”, forcat turke sekuestruan mjete shpërthyese, armë dhe municione, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke përdorin termin “neutralizim” për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Operacionet “Kthetra-Tigri” dhe “Kthetra-Shqiponja” u nisën muajin e kaluar në Irakun verior për të garantuar sigurinë e popullatës dhe kufijve turq duke neutralizuar kërcënimet që vijnë nga PKK dhe grupet e tjera terroriste që shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.

Në fushatën e saj terrorsite më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

OPINIONE

INTERVISTA