Dy pjesëtarë të organizatës terroriste PKK/YPG janë neutralizuar në veri të Sirisë përmes një operacioni të komandove turke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.
Sipas një njoftimi të ministrisë nga rrjeti social Twitter, terroristët janë neutralizuar në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”.
“Njësitë tona të komandos duke parandaluar një tentativë për sulm të organizatës terroriste PKK/YPG ka neutralizuar dy terroristë të PKK/YPG-së”, thuhet në njoftim.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së./AA