Turqia neutralizon 3 terroristë të PKK-së

Forcat turke kanë neutralizuar 3 terroristë të PKK-së në një operacion antiterrorist në veri të Irakut, bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtje së Turqisë.

Terroristët, të cilët u zbuluan në rajonin Zap në veri të Irakut gjatë aktiviteteve të zbulimit dhe mbikëqyrjes, u neutralizuan nga avionët luftarakë turq, tha ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklarata për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

“Operacionet tona antiterroriste kundër grupit terrorist të PKK-së vazhdojnë me vendosmëri”, tha ministria.

Terroristët e PKK-së shpesh strehohen në veri të Irakut për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne