Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në Irakun verior

Forcat turke të sigurisë neutralizuan katër terroristë të PKK-së në kuadër të operacionit “Kthetra-Tigër” në Irakun verior.

Në llogarinë e saj në twitter, Ministria turke e Mbrojtjes njoftoi se terroristët u vunë në shënjestër në një operacion të mbështetur nga ajri në rajonin Haftanin.

Më tej, thuhet se operacioni vazhdon me sukses dhe do të vazhdojë derisa të neutralizohet terroristi i fundit.

Ministria po ashtu shpërndau pamje të operacionit në twitter.

Operacionet turke, Kthetra-Tigër dhe Kthetra-Shqiponja, filluan muajin e kaluar për të garantuar sigurinë e popullit turk dhe kufijve duke neutralizuar kërcënimin e PKK-së dhe grupeve të tjera terroriste, të cilat shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne