Turqia neutralizon 4 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat turke kanë neutralizuar 4 terroristë të PKK-së në një operacion ajror në rajonin Zap në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Si rezultat i operacioneve tona që vazhdojnë me vendosmëri, 4 terroristë të PKK-së të identifikuar në rajonin Zap në veri të Irakut u neutralizuan përmes një operacioni ajror”, tha ministria në një deklaratë.

Në deklaratë thuhet se operacionet e ushtrisë turke do të vazhdojnë derisa të neutralizohet terroristi i fundit.

Ndryshe, organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun e veriut për të organizuar sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja/AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne