Turqia neutralizon 4 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 4 terroristë të YPG/PKK-së në veri të Sirisë, afër kufirit jugor të Turqisë, tha sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë.

“Katër terroristë të YPG/PKK-së, të cilët përpiqeshin të futeshin në zonën e operacionit ‘Pranvera e Paqes’ u neutralizuan me sukses nga komandot tona heroike”, tha ministria në Twitter.

Që nga viti 2016, Turqia ka filluar operacione të suksesshme antiterroriste përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe të mundësojë zgjidhjen paqësore të vendasve: “Mburoja e Eufratit” (2016), “Dega e Ullirit” (2018) dhe “Pranvera e Paqes” (2019).

Në fushatën e saj më shumë se 30 vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne