Turqia neutralizon 7 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Inteligjencës (MIT) ka neutralizuar shtatë terroristë të PKK-së në rajonin Asos në veri të Irakut, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

“Si rezultat i një punimi të koordinuar të TSK-së dhe MIT-it, përmes një operacioni ajror në rajonin Asos në veri të Irakut u neutralizuan shtatë pjesëtarë të organizatës terroriste separatiste PKK, të detektuar përmes metodës së zbulimit dhe vëzhgimit”, tha ministria në një deklaratë.

Ndryshe, organizata terroriste PKK shpesh përdor Irakun e veriut për të organizuar sulme ndërkufitare kundër Turqisë.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne