Turqia neutralizon 9 terroristë të PKK/YPG-së në Siri

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë njoftoi se në zonën e operacionit “Burimi i Paqes” në Siri janë neutralizuar 9 terroristë të PKK/YPG-së.

Në deklaratën e saj ministria theksoi se terroristët u neutralizuan pasi hapën zjarr provokues me mortaja dhe multiraketahedhëse në zonën e operacionit “Burimi i Paqes”.

“Si rezultat i ndërhyrjes me mjetet e mbështetjes ajrore u neutralizuan 9 terroristë të PKK/YPG-së, të cilët hapën zjarr provokues me mortaja dhe multiraketahedhëse në zonën e operacionit Burimi i Paqes”, thuhet në njoftimin e ministrisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne