Turqia nis luftanijet drejt Greqisë

Komanda e Forcave Detare të Turqisë ka dërguar një anije luftarake në jug të Detit Egje, pas pretendimeve se nga anijet e sigurisë bregdetare të Greqisë është hapur zjarr ndaj një anijeje me flamur turk, raporton AA.

Mësohet se ekuipazhi i anijes turke të mallrave është sjell në ujërat territoriale të Turqisë i shoqëruar nga ekipet e Komandës së Sigurisë Bregdetare të Marmarisit, ndërsa prej tyre do të merret deklaratë lidhur me rastin. Theksohet se në anije ka gjurmë plumbash, por jo persona të plagosur. Burimet diplomatike theksojnë se janë në kontakt me institucionet relevante. Ndërkaq, përveç dy anijeve të Komandës së Sigurisë Bregdetare, në rajon menjëherë është dërguar edhe një anije luftarake e Komandës së Forcave Detare të Turqisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne