Turqia një fuqi konstruktive

Can ACUN*

 

Pas spastrimit të zonës së Afrinit në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” nga elementët e terrorit ka filluar edhe kthimi i civilëve në këtë rajon. Kurdët sirianë, të cilët u arratisën nga rajoni i Afrinit në drejtim të Turqisë për shkak të dhunës së organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, tani kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre. Ndërkohë që problemi i refugjatëve sirianë diskutohet në opinionin botëror, në një kohë kur është shënuar një rritje e dukshme e racizmit posaçërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian, Turqia me politikat e saj që ndjek në Siri mundëson kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre.

Shohim se refugjatët sirianë që janë mysafirë në Turqi kanë filluar të kthehen në Siri në saje të ndihmave humanitare, të punimeve të infrastrukturës dhe të krijimit të atmosferës së lirisë dhe sigurisë që bëri Turqia në rajonet e çliruara me operacionin “Mburoja e Eufratit”. Ndërkohë që Turqia në njërën anë është duke luftuar kundër terrorit, ajo në anën tjetër është duke krijuar një liman të sigurt për civilët. Bëhet e ditur se në zonat e çliruara me operacionin “Mburoja e Eufratit” në shtëpitë e tyre janë kthyer rreth 200 mijë sirianë që ndodheshin jashtë vendit. Gjithashtu në Halepin Verior të çliruar me operacionin “Mburoja e Eufratit” janë vendosur me mijëra civilë të ardhur nga rajonet tjera të Sirisë.

Edhe civilët e evakuuar nga Damasku dhe rajonet që mbahen nën rrethimin e regjimit të Esadit janë vendosur në zonën e Halepit Verior të spastruar nga ana e Turqisë. Me operacionet që ndërmori Turqia nuk garantoi vetëm sigurinë e saj kombëtare, por në të njëjtën kohë ajo është një shpresë e re për një jetë më të sigurt edhe për sirianët. Për shembull dihet se sirianët e arratisur nga Tabka, Rakka dhe Dejru Zor, ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me terroristët e PKK/YPG-së ndërmorën operacione ose që u detyruan në shpërngulje nga PKK/YPG-ja kanë përzgjedhur zonat e çliruara nga Turqia me operacionin “Mburoja e Eufratit” për të filluar një jetë të re.

Ndërkaq nuk bëhet fjalë për kthimin e civilëve në zonat e hapura për organizatën terroriste PKK/YPG nga ana e ShBA-së nën petkun e të ashtuquajturës luftës kundër terrorit në Siri, madje as që bëhet fjalë për kthimin e refugjatëve që jetojnë jashtë vendit. Edhe pse rajoni i spastruar nga terrori ana e ShBA-së dhe që u la në kontroll të PKK/YPG-së është më i madh se ai i spastruar me operacionin “Mburoja e Eufratit” nga ana e Turqisë, civilët në vend se të kthehen në këto rajone ata preferojnë të largohen jashtë vendit ose në Halepin Verior. Në mënyrë të njëjtë edhe Humusi, Zabadani, Deraja ose Halepi, në të cilat regjimi i Esadit dhe Rusia kanë kryer masakra të mëdha janë kthyer në qytete fantazmë.

Rajoni në të cilin janë kthyer sirianët e shpërngulur në vend madje edhe ata nga jashtë shtetit, është rajoni i spastruar me operacionin “Mburoja e Eufratit”. Ndërkaq edhe zona e Afrinit, e çliruar me operacionin “Dega e Ullirit” në mënyrë të njëjtë do të jetë një zonë e sigurt ku do të mund të kthehen civilët dhe ku do të mund të fillojnë një jetë të re. Në rajonet e spastruara me operacionin “Mburoja e Eufratit” jetojnë mbi 100 mijë civilë të shpërngulur me dhunë nga PKK/YPG-ja nga qyteti Tel Rifat dhe rrethina. Banorët e këtij qyteti, të cilët dëshirojnë të kthehen në shtëpitë e tyre, organizojnë protesta dhe kërkojnë që Turqia dhe Ushtria e Lirë Siriane të spastrojnë Tel Rifatin dhe rrethinën nga terroristët e PKK/YPG-së dhe të kthimin e refugjatëve. Ndërkaq Turqia ka filluar të hedh hapat e nevojshme për kthimin e banorëve të Tel Rifatit në shtëpitë e tyre.

Për shembull debatet në lidhje me refugjatët sirianë në Gjermani janë bërë temë kryesore e rendit të ditës. Posaçërisht Partia e ekstremit të djathtë AfD nuk dëshirojnë refugjatët sirianë në Gjermani. Në këtë kontekst Partia AfD ka dërguar një delegacion në Siri ku ata realizuan takime me regjimin e Esadit për kthimin e dhunshëm të refugjatëve në rajonet e kontrolluara nga ana e regjimit. Mirëpo kjo ide nuk u prit mirë në opinionin publik të Gjermanisë, ndërsa u tha se me kthimin e refugjatëve në zonat e kontrolluara nga ana e regjimit ata do të ballafaqohen me rreziqe të shumta. Posaçërisht pasi regjimi i Esadit refugjatët sirianë i shikon si tradhtarë, i torturon dhe përdorë reprezalje ndaj tyre janë tregues se sa është në kundërshtim kjo ide me vlerat humanitare.

Refugjatët sirianë dhe civilët janë duke u kthyer vullnetarisht në shtëpitë e tyre në zonat e spastruara nga terrori dhe ku është vendosur siguria dhe liria nga ana e Turqisë. Gjithashtu edhe një operacion i mundshëm në Irak për të eliminuar praninë e PKK-së në zonën Sinxhar do të mundësojë kthimin e civilëve në shtëpitë e tyre. Pas sulmit të Sinxharit nga ana e DAESH-it, shumica e jezidive u arratisën nga kjo organizatë. Mirëpo edhe pse DAESH-i është spastruar nga kjo zonë, 80% të jezidive ende jetojnë nëpër kampe jashtë Sinxharit. Kështu që prania e PKK-së në këtë rajon paraqet pengesë për kthimin e jezidive në shtëpitë e tyre. Në qoftë se Turqia së bashku me qeverinë qendrore të Irakut e spastron Sinxharin nga PKK-ja, shumica e jezidive do të mund të kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Turqia në të gjitha operacionet ushtarake të ndërmarra dëshmoi se nuk është një forcë shkatërruese por forcë konstruktive.

*Ekspert i politikave të jashtme në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA), Ankara

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne