Turqia, një shtet mik i Shqiptarëve!

Shkruan: Murat M. Aliu

Para disa muajve në njërin nga portalet online në një shkrim me titullin “Shqiptarët, bota shumë-polare dhe Turqia” shkruajta: “Estabilishmenti politik shqiptarë me qëllim të përforcimit dhe fuqizimit të pozicioneve të shqiptarëve në Ballkan dhe botë duhet që të krijoj marrëdhënie të mira politike dhe të lidhë aleanca më të gjithë shtetet të cilat do të ndihmojnë këtë përforcim dhe fuqizimin të shqiptarëve. Parë vetëm nga prizmi i real politikës shqiptarët kanë shumë arsye për të krijuar partneritet strategjik me shtetin e Turqisë. Shtetet shqiptare mundë të fitojnë shumë në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë kur kihet parasysh që Turqia është një fuqi ushtarake dhe ekonomike. Ndër të tjerash partneriteti strategjik i Turqisë me SHBA-të dhe të qenit e Turqisë dhe Shqipërisë anëtare të NATO-s janë faktorë të cilët stimulojnë një aleancë më të fuqishme ndërmjet Turqisë dhe shteteve shqiptare. Por jo vetëm nga prizmi i real politikës, shqiptarët duhet të kultivojnë raporte të mira me Turqinë edhe për shkak të së kaluarës së përbashkët historike. Histori e cila ka bërë që sot shqiptarët dhe turqit të ndajnë shumë vlera të njëjta kulturore dhe humane”.

***

Ditëve të fundit si rezultat i zhvillimeve gjeopolitike në botë, përkatësisht si rezulat i krizës ndërmjet Perëndimit (SHBA-së dhe vendeve Evropiane) dhe Rusisë, me të drejtë në Ballkan dhe në botën shqiptare është hapur një debat mbi ndikimin e Rusisë në Ballkan. Koincidenc apo jo, në të njejtën kohë ndodhi edhe arrestimi dhe ekstradimi i disa antarëve të organizatët FETO në Kosovë, për të cilën shteti i Turqisë pretendon së është organizat terroriste. Arrestimi dhe ekstradimi i antarëve të kësaj organizatë shkaktoj një reagim të bujshëm në rrjetët sociale dhe në mediat tradicionale, ku eksponent të këtyre reagimeve janë politikan, intelektual, akademik dhe të tjerë, të cilët po vjellin vrerë kundër Turqisë, veçmas kundër presidentit Erdogan, duke akuzuar Turqinë kinse përzihet në punët e mbrendëshme të Kosovës. Madje kinse po i orienton shqiptarët kah Lindja! Shumica prej tyre kritikuan shtetin e Kosovës dhe kryetarin Thaqi, për servilizëm ndaj Turqisë, një pjesë tjetër tha që shqiptarët janë në partneritet strategjik më SHBA-të dhe nuk kanë pse të bashkpunojnë me një shtet “lindor” dhe “anti-demokratik” si Turqia. Madje këta teza i argumentuan duke marrë për bazë përafrimin politik që ka ndodhur kohën e fundit ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Fillimisht mendoj që është e nevojshmë të thuhen disa fjalë në lidhje me diskursin që zhvillohet këtu, në vendet tona për kinse një “dashuri të madhe” ndërmjet Rusisë dhe Turqisë dhe se kinse Turqia është orientuar kah lindja, kështu duke hequr dorë nga Perëndimi. Ky diskurs në vetvetë është irracional dhe në istancë të fundit shpërfaq mosnjohjen e historikut të marrëdhënieve Ruso-Turke dhe historikut të marrëdhënieve Turko-Amerikane. Teoritë mbi gjeopolitikën kundërshtojnë tezën se Turqia definitivisht është në partneritet strategjik me Rusinë, sepse botërisht është e ditur, kur një shtet ka pretendime territoriale ndaj një shteti tjerët është e pamundëshme krijimi i një partneriteti strategjik ndërmjet atyre dy shteteve. Shikuar historikun ndërmjet këtyre dy shteteve , Rusia gjithmon ka paraqitur një rezik potencial, nëse jo për gjithë territorin e Turqisë, të paktën për disa pika strategjike siç janë dardanelet dhe ngushtica e Bosforit, dy pika më rëndësi tejet të madhe për Turqinë. Ideja e shumë përfolur dhe dëshira historike e Rusisë për dalje në “ujrat e nxehtë” që ishte ëndër e të gjithë perandorëve rus, nëpërmjet Dardaneleve dhe Bosforit akoma sot e kësaj është e gjallë në qarqet politike dhe akademike në Rusi. Kësisoj përafrimi ndërmjet Turqisë dhe Rusisë që ka ndodhur në periudhën e fundit është vetëm një lëvizje taktike e të dy shteteve për të arritur deri te disa qëllime te caktuara gjeopolitike, gjë që politikisht është shumë korekte e legjitime. Në fakt ky përafrim i Turqisë me Rusinë, nuk buron nga dëshira e saj për të krijuar një partneritet strategjik më Rusinë, por është pasojë e tendencave për ti ngulur thikë pas shpine Turqisë, duke mbështetur organizatën teroriste PKK/PYD dhe kështu të kriojnë një shtet kurd në veri të Sirisë, gjë që rezikon integritetin territorial të Turqisë. Kësisoj edhe përkundër krizës ndërmjet Turqisë dhe botës Perëndimore, Turqia akoma është një vend i orientuar kah Perëndimi , dhe për këtë flet fakti që Turqia është antare e NATO-s dhe ky antarësim në asnjë periudhë historike nuk është vë në diskutim nga estabilishmenti në Turqi. Poashtu, Turqia vazhdon negociatat për antarsim të plotw në Bashkimin Evropian dhe sot Turqia ka shkëmbimin më të lart tregtar po me vendet e BE-së. Të gjitha këto fakte dëshmojnë që Turqia akoma është një alet i fuqishëm i SHBA-ve dhe BE-së, edhe përkundër asaj që Turqia nuk kalon një periudhë të mirë me botën Perëndimore.

Parë nga prizmi i teorive shkencorë mbi gjeopolitikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në botën shumë-polare, çdo shtet, veçmas shtetet e vogla kanë nevojë të zhvillojnë raporte dhe marrëdhenie me të gjitha shtetet të cilët ndihmojnë interest e tyre kombëtare. Për më tepër në literaturën shkencore ekziston një term i cili quhet “marrëdhënie asimetrike”, që konsiston në atë se shtetet e vogla me kapacitete të kufizuara politike, ekonomike dhe ushtarake kanë nevojnë të krijojnë marrëdhënie me shtetet të fuqishmë, me qëllim të realizinit të disa qëllimeve politike, ekonomike ose të tjera. Në këtë kontekst kur janë në pyetje shtetet si Kosova dhe Shqipëria, të cilët politikisht dhe ushtarakisht janë të dobëta, me do e mos lind nevoja për të krijuar raporte me të gjithë shtetet e botës të cilët nuk cenojnë dhe nuk rezikojnë interesat e tyre kombëtare. Një ndër këta shtete të cilët shqiptarët duhet pasur marrëdhënie të mira është Turqia. Sepse, përveç që shqiptarët me Turqinë kanë një kujtesë të përbashkët kolektive, shqiptarët dhe shtetet shqiptare kanë nevojë nga Turqia shikuar edhe nga prizmi i realpolitikës. Edhe sikur të pranojmë tezën e nacionalistëve dhe shekullaristëve shqiptarë se me Turqit nuk na lidhë asgjë, përsëri nuk është në interes të shqiptarëve të ruajnë dhe zhvillojnë miqësinë me Turqinë. Nëse ne sot flasëm për një rritje të ndikimit Serb dhe për qëllimët ekspansioniste të Sërbisë në Ballkan, nese ne sot flasëm për një Greqi akoma të “paqetë” kundrejt disa çështjeve me shqiptarët, partneriteti me Turqinë është më se i nevojshëm. Ky partneritet strategjik të shqiptarëve me Turqinë është në funksion për ti ruajtur ekuilibrat gjeopolitik veçmas kur është në pyetje Greqia dhe Rusia. Sepse gjatë gjithë periudhës së republikës moderne, interesi i Turqisë gjithmon ka qenë ruajtja e status-quos në Ballkan. Thënë ndryshe as Turqisë nuk i konvenon krijimi i një hegjemonie Ruse, Serbe dhe Greke në Ballkan. Pra është me rëndësi që shqiptarët të kuptojnë se reziku nuk vjen nga Turqia, por nga Rusia, e cila nëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë, tërrthorazi stimulon shtetet fqinjë si Serbin për agresion ndaj shqiptarëve.

***

Tani, duke pasur parasysh konstelacionet aktuale gjeopolitike si në botë ashtu edhe në Ballkan, parashtrohet pyetja se a e kanë luksin Kosova dhe Shqipëria të prishin marrëdhënie me Turqinë për shkak të një shoqate-organizate civile, e cila sipas të gjitha dëshmive dhe fakteve, para 2 vjetëve u mundua të realizoj grushtetin (të dështuar) në Turqi, me ç’rastë humbën jetën disa qindra veta dhe u plagosën mijra të tjerë? Si ka mundësi që në emër të demokracisë, të ligjit ndërkombëtarë dhe në emër të shtetit të së drejtës, të bëjsh apologjin e një organizat në esencë totalitare, antidemokratike, e cila nëpërmjet grusht shtetit dhe në mënyrë të dhunshme u mundua të marrë pushtetin në Turqi. Madje, si është e mundur të mbështetet një organizat e cila masakroj qindra njerëz dhe plagosi mijra të tjerë? Është më se e qartë që të gjithë ata që derdhin “lotë krokodilli” për FETO-n, më së paku mërziten për të drejtat dhe liritë e njeriut, sepse ata nuk shqetësohen, as për demokracine as edhe për shtetin ligjorë. Sikur të ishte ashtu nuk do t’i kishim shtet shqiptare të korruptuara deri në fyt! Ralisht problemi i tyre është ideologjik, pra, ata urrejnë Turqinë dhe Islamin. Që do të thotë se të gjithë ata që vjellin vrerë kundër Turqisë, në emër të shekullarizmit, katolicizmit dhe të helmuar nga pikëpamjet orientaliste, urrenjë gjithëçka që vjen nga Lindja, për më tepër urrejnë gjithëcka çka ka të bëj me kulturën dhe traditën İslame. Prandaj kërkesat për shpërfillje totale të Turqisë dhe diskursi kundër Turqisë në të njejtën kohë është diskurs anti-kombëtarë, për faktin se Turqia historikisht, në të gjitha momentet e vështira për shqiptarët ka qenë pran tyre. Thjesht Turqia është një shtet mik i të gjithë shqiptarëve.

***

Estabilishmeti politik shqiptarë duhet me mprehtësi të kuptoj situatën aktuale gjeopolitike. Duhet kuptuar se ekuilibrat gjeopolitik janë duke u zhvendosur, në kuptimin se nuk është më Amerika e Klintonit e cila kishte një hegjemoni totale mbi botën dhe se nuk është më ajo Rusi e Jelcinit. Sot kemi një fuqizim evident të Rusisë në të gjitha aspektet, por jo vetëm të Rusisë, edhe të shteteve si Kina e të tjera. Prandaj shqiptarët jo vetëm me shtetet Perëndimore, por duhet lidhur aleanca me të gjithë shtetet të cilët kontribojnë në konsolidimin e tyre si në planin ekonomik ashtu edhe ne planin ushtarak. Ndërsa sot ata që kritikojnë bashkëpunimin e Kosovës dhe Shqipërisë me Turqinë, janë të vonuar, sepse akoma po mendojnë me kodet e Luftës së Ftohtë, ku bota ishte ndarë në dy blloqe dhe detyrimisht duhej reshtuar në njërin prej tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne