Turqia nuk do të hezitojë të hedh çdo hap të nevojshëm për sigurinë e popullit dhe rajonit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop bëri të ditur që Turqia nuk do të hezitojë të hedh çdo hap që ajo e vlerëson si të nevojshme për sigurinë e popullit dhe rajonit.

Kryeparlamentari Sentop mbajti një fjalim në Konferencën e 42-të të Unionit të Parlamentarëve të Afrikës që po mbahet në Xhibuti.

Duke vënë në dukje se operacioni “Burimi i Paqes” që po zhvillohet kundër organizatave separatiste terroriste YPG/PKK dhe DAESH në veri të Sirisë do të vazhdojë deri në arritjen e qëllimit, Sentop tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Rusia nuk i kanë përmbushur plotësisht zotimet dhe angazhimet e tyre për tërheqjen e elementeve të terrorit nga rajoni. Turqia do të vazhdojë përkushtimin ndaj pranisë ushtarake deri sa të krijojë një zonë të sigurt në kufirin e saj”.

Sentop gjithashtu reagoi ndaj deklaratave të ShBA në lidhje me sistemet e mbrojtjes ajrore S-400.

“ShBA-ja paralajmëron për ‘mospërdorimin’ e sistemeve S-400 që Turqia bleu nga Rusia. Turqia do të hedh çdo hap, të cilin e vlerëson të nevojshëm, për sigurinë e popullit dhe rajonit”, bëri të ditur Sentop.

Ai u bëri thirrje parlamentarëve afrikanë që të luftojnë së bashku kundër terrorizmit, ndërsa shtoi: “Ju duhet të jeni vigjilent ndaj fraksioneve të organizatës terroriste gyleniste (FETÖ), për të cilën ne dimë që vazhdojë aktivitetet e tyre në disa vende afrikane nën maskën e të ashtuquajturës arsim, organizatave për kujdesin shëndetësor dhe të organizatave joqeveritare. Sepse kjo organizatë përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për vendet ku ajo vepron”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne