Bota

Turqia nuk do të lejojë që qipriotët grekë të destabilizojnë rajonin me kërkimet e hidrokarbureve

Ministri Gyl realizoi të mërkurën një vizitë njëditore në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV), ku u takua me Presidentin Mustafa Akënxhë (Akıncı), Kryetarin e Asamblesë së Republikës, Teberryken Ulluçaj (Teberrüken Uluçay) dhe Kryeministrin Ersin Tatar.

Në këtë vizitë ministri Gyl shoqërohej nga Ambasadori i Turqisë në Lefkoshë Ali Murat Bashçeri (Başçeri), zv.ministri i Drejtësisë Urhan Kush (Uğurhan Kuş) dhe delegacioni nga Ministria që drejton.

Në fillim ministri Gyl u prit në takim nga Presidenti Akënxhën dhe pastaj kaloi në zyrën e kryeparlamentarit Ulluçaj.

Në fjalën që mbajti në Sallonin e Nderit ministri Gyl tha se ndjehet i gëzuar që viziton RTQV-në, ndërsa shtoi se vizita e tij realizohet për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve.

“Aktiviteti i njëanshëm që bën pala grekoqipriote në Mesdheun Lindor kërcënon stabilitetin e rajonit dhe ne nuk do ta lejojmë këtë, gjë të cilën e kemi shprehur më çdo rast. Qëndrimin e saj të vendosur Turqia do ta vazhdojë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”,- tha ministri Gyl në fjalën që mbajti këtu, ndërsa shtoi se vazhdon vendosmëria e Turqisë për të mbrojtur interesat e popullit turk në Qipro./ trt