“Turqia nuk do të qëndrojë indiferente ndaj problemeve të vëllezërve libianë”

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare (MSB), Hulusi Akar të martën iu përgjigj pyetjeve të një televizioni privat në prag të votimit të enjten në parlament (TBMM) të mocionit të qeverisë për Libinë [për dërgimin e trupave ushtarake në Libi].

Forcat e Armatosura Turke (TSK) i kanë përfunduar të gjitha përgatitjet e nevojshme,- u shpreh Akar dhe shtoi: “Në bazë të projektligjit për Libinë, misioni do t’u besohet Forcave të Armatosura dhe Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë. Procesi i përgatitjes tashmë ka filluar dhe ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme pas miratimit të p/ligjit. Ne i kemi bërë përgatitjet tona për Libinë. Gjatë ushtrimit të detyrës tonë atje, ne do t’u kushtojmë prioritet ndihmave humanitare, trajnimeve dhe bashkëpunimit. As që bëhet fjalë që ne të rrimë indiferentë ndaj situatës, me të cilën ndodhen vëllezërit tanë libianë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne