Turqia nuk heq dorë nga qëndrimi i saj për paqe në Siri e as nga marrëveshjet me Libinë

Zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay bëri të ditur se Turqia nuk do të heq dorë as nga qëndrimi i saj për paqe në Siri e as nga marrëveshjet e arritura me Libinë.

Zëvendëspresidenti Oktay foli në një ceremoni të organizuar në kryeqytetin Ankara.

Duke rikujtuar se ka të tillë që kritikojnë Turqinë për operacionet që zhvillon për çrrënjosjen e terrorit dhe që bëjnë përpjekje për të ndalur Turqinë me kërcënime për sanksione, Oktay tha: “Ne nuk na intereson se kush janë, por çfarë janë duke bërë ata që synojnë të vrasin qytetarët tanë duke qëlluar matanë kufijve dhe duke e kthyer rajonin në një pus të pa fund të terrorit. Lufta jonë kundër terrorit do të vazhdojë në mënyrën më të fuqishme pa marrë parasysh se kush qëndron pas tyre. Turqia definitivisht nuk do të heq dorë nga qëndrimi i saj për paqe në Siri e as nga marrëveshjet e arritura me Libinë. Të gjitha hapat e hedhura janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe me të drejtat e sovranitetit dhe kjo do të vazhdojë kështu”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne