Turqia nuk ka hequr dorë nga programi i avionëve F-35

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (Ibrahim Kalın) pas mbledhjes së Kabinetit, mbajtur të martën në Kompleksin Presidencial nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Në lidhje me procesin e programit F-35 zëdhënësi Kallën tha se nuk ka asnjë shkresë zyrtare apo njoftim se Turqia është përjashtuar nga ky program.

Ai potencoi se Turqia është një partner dhe jo një klient i programit F-35. “Përjashtimi, pezullimi i Turqisë nga programi, ka kosto serioze ekonomike, të sigurisë, politike”, u shpreh ai.

Kalın ritheksoi se F-35 nuk paraqet ndonjë rrezik sigurie në një vend që ka sistemet S-400.

“Nuk kemi hequr dorë nga programi F-35. Nuk është lehtë të përjashtohet Turqia nga ai program. Kjo do të ketë edhe pasoja serioze. Besojmë se kriza do të tejkalohet”, theksoi më tej ai.

Në lidhje me patrullimet e përbashkëta në veri të Sirisë me ShBA-të, Kallë tha se këto veprime janë të drejta, por të pamjaftueshme./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne